Shyti i Njësisë Speciale të UÇK-së: Kadri Veseli është shumë besnik, shumë i ndershëm dhe i sinqertë
Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën e Shalës z. Bekim Shyti, ka treguar rrëfimin e tij në emisionin personale, për luftën e UÇK-së, por ka dhënë mendimin e tij për Kadri Veselin.
“Kadri Veselin e kam edhe vendas, edhe e kam njoftë edhe Kadriun në Zvicër, por pastaj jemi takuar në luftë, në një rrugë unë duke ardhë nga Shqipëria për në Kosovë, ky shkonte me qëllim të furnizimit me armë në Shqipëri dhe pastaj kemi vazhduar edhe takimet më të afërta, vlerësoj që është njeri shumë i drejtpërdrejtë, është shumë i ndershëm, edhe kjo çështja e ndjenjës i ka kushtuar pak edhe politikisht. Për shkak se është shumë besnik dhe shumë i sinqert, por nuk janë të gjithë të njëjtë“, shtoi Bekim Shyti.
Ai poashtu foli edhe për Ramush Haradinajn ku tregoi disa momente gjatë luftës me të.
“Ramush Haradinajn e kam takuar për herë të parë ka qenë i plagosur në gishtin e majtë ose të djathtë tash s’po më kujtohet, në oborrin e Shtabit të Gllogjanit, bashkë me Dautin edhe me Shkëlzenin, në atë kohë ka qenë pak i randë kështu në komunikim, tamon komandos, edhe respekt shumë për Ramushin, respekt shumë për familjen Haradinaj, të cilët kanë dhënë shumë dëshmorë.