fbpx
Lajme

Shyti: Për me u ba burrë duhet me i kalu shumë filtra, Kadri Veseli është burrë

Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka dhënë mendimin e tij në emisionin Konak për njërin nga themeluesit kryesor të UÇK-së Hashim Thaçin. Poashtu ai foli edhe për Kadri Veselin. Bekim Shyti ishte i plagosur katër herë dhe me shumë familjarë të afërm ishte inkuadruar direkt në luftën e UÇK-së.

“Për me u ba burrë duhet me i kalu shumë filtra, Kadri Veseli është burrë”, tregoi Bekim Shyti në një përshkrim me një fjali për Kadri Veselin.

Shyti për emisionin “Konak” të Gazetës inFokus, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së gjenden në Hagë për shkak të, siç thotë ai, spiunave të Kosovës.

“Po më vjen keq që po them por arsyeja pse janë shku shumë shok tonë çlirimtarë nëpër Haga, Ramush e Fatmir, e sot që i kemi atje ikonat e UÇK-së edhe politik edhe ushtarak, janë për shkak të spiunave të Kosovës”, ka thënë Shyti.

“Hashim Thaçi me ushtarët e vet të UÇK-së dhe me politikën që e ka ba, ja ka qitë kapakun dhe sot jemi të lirë dhe raporti Kosovë – Perëndim – Amerikë është shumë ma ndryshe se si ka qenë në 1878 në Kongresin e Berlinit…! Sot kur më pyet për Hashim Thaçin unë kam respekt të veçantë për shkak se ai njeri jo rastësisht është denuar 16 vjet nga Gjykata e Serbisë, për shkak se kur i ka ra ndërmend Hashim Thaçit me luftu dhe me ba aktivitete unë kam qenë nëpër diskoteka në Zvicër, për besë atë kohë s’mu kish kujtu në vitin 1993/1994 që duhet mi rrok pushkët”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close