Si e kërcënoi Kadri Veseli – Rakićin në prezencë të Kurtit dhe amerikanëve
Kadri Veseli, kishte treguar se në një takim ku të pranishëm ishin ndërkombëtarët, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Shpend Ahmeti etj, e ka përkrahur vetëm ky i fundit.
“20 vjet mos me na lënë t’i ndërtojmë shtëpitë në Veri, i kam thënë kryetarit të Mitrovicës Veriore kam me ti pru bagerat në Veri, me ti rrëzu komplet. Po e them publikisht për herë të parë, vetëm Shpend Ahmeti më ka përkrahë”, tha Veseli në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, Albin Kurti heshti dhe asnjë fjalë nuk e kishte thënë në tryezë ku zyrtarët amerikanë ishin prezent.
Wikileaks, Dell evitoi përplasjen ROSU-EULEX
Bazuar në kabllogramet diplomatike të publikuara nga Wikileaks, thuhet se në vitin 2009, një përplasje mes Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është evituar falë një ndërhyrjeje të ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Sipas kabllogrameve, bën të ditur Telegraf, gjendja u tensionua kur Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit (EULEX), kishte planifikuar të nënshkruante një protokoll me Serbinë, veprim që e kishte acaruar shumë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili për këtë arsye kishte urdhëruar dërgimin e 25 pjesëtarëve të Njësisë Special në veri të vendit, për të mbrojtur të kthyerit shqiptarë në shtëpitë e veta.
Në atë kohë edhe EULEX kishte tentuar ta sfidonte Qeverinë e Kosovës, sipas kabllogrameve që tregojnë se ky mision kishte dërguar dy njësi që merren me trazira, të përbërë nga 100 pjesëtarë francezë, rumunë dhe polakë që ishin vendosur mbi lumin Ibër.
“Mirëpo, kthimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës ishte bërë pas 20 orëve gjendjeje të nxehtë me EULEX-in, me një urdhër të kryeministrit Thaçi, i cili paraprakisht kishte marrë një telefonatë nga ambasadori amerikan”, thuhet në kabllogram.