Vite më herët, mediumi “BOTA SOT” e kishte personazh kryesor Nazim Bllacën. Përpos mbushjes së ballinave kundër UÇK-së, ata e mësonin agjentin serb Nazim Bllacën edhe s’i të përgjigjet në pyetjet e po të njëjtit medium.
Gazetari Visar Duriqi, e kishte shpërndarë një fakt ku shihej se si “BOTA SOT” i tregonte Nazim Bllacës se s’i të përgjigjet dhe s’i t’ia fuste pak Naim Miftarit. Ata tek pyetja drejtuar Bllacës, në kllapa (futja pak atij farë Naimit) i kishin vendosur edhe orientimin e përgjigjes. Ata kishin harruar ta fshijnë këtë dhe e kishin botuar bashkë me pyetjet në gazetë.
Qëllimi ishte goditja e Naim Miftarit për ta rikthyer ka vetja.
Emisioni Udhëve kishte publikuar fakte e përgjime të pakontestueshme që dëshmojnë se Nazim Bllaca ishte agjent i hershëm i UDB-së serbe. Ai ishte trajnuar vite me radhë nga eprorët e tij serb për të dal pastaj në sheshin e Prishtinës e për ta akuzuar SHIK-un për disa nga vrasjet e pasluftës.
Por, gjatë dhënies së dëshmive të tij në Gjykatat e ndryshme, ai kishte bërë disa gabime elementare që dëshmojnë se ai nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut. Edhe Kadri Veseli kishte treguar se këtë person nuk e ka takuar kurrë dhe kurrë s’ka qenë pjesë e SHIK-ut.
Nazim Bllaca gjatë procesit gjyqësor nuk e kishte ditur ku ishin zyret e SHIK-ut. “Në një deklaratë të tij të dhënë në Serbi ai e bënë një huqje të madhe, këtë rast kur pyetet për ambientet e SHIK-ut, ndonëse prezantohej si pjestar i kësaj organizate, thotë gabimisht vendodhjen e zyrave të SHIK-ut. Teksa jo zyrtarisht thuhet se këto të fundit gjendeshin tek fakulteti i arteve, ku sot janë ambientet e agjensisë për mbrojtjen nga rrezatimi, Bllaca kishte deklaruar se ato gjendeshin mes Hotelit Grand dhe ish Buzhurit të dikurshëm, aktualisht Hotel Swiss Diamond”.
Por kjo nuk ishte huqja e tij e vetme sa i përket SHIK-ut. Pavarësisht trajnimit nga eprorët serb për t’u paraqitur si pjesë e SHIK-ut, ai kur ishte pyetur në procese të ndryshme gjyqësore përpos ambienteve të SHIK-ut kishte gabuar edhe në një aspekt tjetër.
Bllaca, poashtu kishte gënjyer kur kishte thënë se SHIK-u kishte kartela identifikuese. Këtë gjë e kishte mohuar kategorikisht ish Shefi i SHIK-ut z. Kadri Veseli duke thënë se “Kurrë nuk kemi pasur ID”.
Poashtu, Nazim Bllaca nuk i kishte ditur as nofkat e pjestarëve të SHIK-ut.
As nofkat që Bllaca pretendon se janë përdorur në SHIK, sipas Veselit, nuk janë të qëndrueshme. Kadri Veseli gjatë një dëshmie në EULEX e kishte përgënjeshtruar Bllacën dhe kishte demaskuar rrenat e tij.