fbpx
Lajme

Si e ndoqën Thaçin në Paris, dy vetura të UDB-së pas konferencës së Rambujesë për t’i bërë atentat?

Lideri i delegacionit kosovar në Konferencën e Rambujesë z. Hashim Thaçi kishte treguar ekskluzivisht për një ngjarje të pazakont që kishte ndodhur në kryeqytetin e Francës në Paris.

Ai kishte treguar se “kërcënim fizik real kam pasur në Paris dhe ka qenë tentim i drejtëpërdrejt për antentat dhe ka qenë një ndjekje fizike me makina nga UDB mu në qendër të Parisit”.

Ai ka vazhduar më tej duke treguar se “ishte gabim i imi që nuk kam marrë sigurim me vete”.

Ai kishte treguar se “pikërisht falë mjeshtrisë së vozitësit kanë arritur të ikin dhe t’i shmangen atentatit”.

Rreth 5 kilometra, dy veturat e UDB-së i kishin ndjekur 4 persona në mesin e tyre edhe ish Presidentin Thaçi.

Gjithashtu, për këtë ngjarje kishte treguar edhe Xhavit Haliti dhe Bilall Sherifi të cilit kishin qenë shoqërues të Thaçit në Paris. Xhavit Haliti kishte thënë se “pas dështimit të atentatit, dy agjentë të UDB-së ishin gjetë të vdekur në rrethana të panjohura”, dhe sipas tij kjo kishte ndodhur sepse nuk e kanë përfunduar me sukses atentatin në Paris.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=yhe0R15_JcY 2:00:00

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close