Një takim shumë domethënës kishte ndodhur vite më parë mes bacës Adem Demaçi dhe Kryeministrit të tanishëm z. Albin Kurti. Dëshmitari i takimit z. Bleron Baraliu, i cili tani pothuajse njihet si mbështetës publik i Kryeministrit Kurti kishte treguar detaje të pathëna më parë rreth takimit që kishte ndodhur tek Adem Demaçi.
Takimi ndodhi për të koordinuar punët dhe për të gjetur një zgjidhje që ta bëjnë Adem Demaçin President të Republikës së Kosovës edhe me votat e PDK-së e cila ishte në Qeveri, por edhe me votat e Vetëvendosjes e cila ishte ne opozitë. Sipas dëshmitarit të takimit ishte pikërisht Vetëvendosja ajo e cila e pengoi këtë konsensus.
Ai tregoi bisedat tensionuese të cilat kishin ndodhur brenda takimit.
“Takimi te Demaçi po shkonte si mos më keq, kulmi arriti kur Albin Kurti i paraqiti kushtet e Vetëvendosjes, njëri prej tyre ishte ndërprerja e dialogut me Serbinë, përgjigja e bacës Adem ishte shumë e thjesht, shiko Albin, unë kam dyherë politikë në jetë sa ke ti jetë të tërë dhe nuk e besoj që është e arsyeshme që t’i të më ligjërosh se çka do të duhej të bëja unë me një pozitë të tillë nëse vie te ai post dhe është absurde të më japësh një listë kështu me kërkesa specifike“.
Biseda vazhdoi edhe më tutje “Kurti kishte kërkuar edhe diçka tjetër, ai donte të dinte nëse Demaçi do ta nominonte Hashimin Thaçin për Kryeministër, baca Adem ishte përgjigjur, nëse gjej hapësirën më të vogël për të mos e propozuar për Kryeministër Hashimin, atëherë do të ulem bashkë me ju djema, me gjithë ju që po e bëni këtë angazhim për ta ruajtur politikën kosovare nga një fundosje e këtillë, dhe do të vendosim se si do të eci përpara“.
Pas kësaj bisede, Bleron Baraliu mendoi se u arrit marrëveshja, por krejt në fund ndodhi diçka tjetër
“Por në çastet e fundit Albini ka thënë diçka, nuk e mbaj mend saktësisht por po e parafrazoj në pakashumë në alegori, më mirë Kosova të shkojë nga rrethi i 8-të i Dantes në rrethin e 9-të të shkatërrohet fare dhe nga kjo të rilindë revolucioni lirisë së vërtetë dhe progresit të vërtetë, se sa të shkojë nga rrethi i 8-të në rrethin e 7-të, duke i bërë një të mirë të vogël e kështu të shpëtojë Hashim Thaçi me gjithë garniturën e tij“.
Pas kësaj bisede këtu nuk kishte mbetur vend për ndonjë akord që Demaçi të nominohej si Kandidat për President të Kosovës edhe më mbështetjen e Vetëvendosjes.
“Më është drejtuar mua, më ka thënë bac shiko, këta paskan dalur prej shinave, paskan hy kallamoqeve, lej bac s’ke çka e then kokën me ta, çohuni shkoni – çohuni djema, çohuni e shkoni, hajt me bacin hajt, hajt me të mira e me të mira“.