fbpx
Lajme

Ahmeti: Miqtë e mi në Kosovë i pyeta pse nuk i ndaluat, më thanë na kanë ikur, kanë ndërpre çdo kontakt me ne

Njëra nga intervistat më domethënëse të kreut të shqiptarëve në Maqedoni z. Ali Ahmeti, duket se ka ikur nga syri i opinionit publik. Sidomos për shqiptarët e Kosovës. Ai në vitin 2015 kishte dhënë një intervistë në emisionin Alsat ku kishte treguar detaje të pathëna për ngjarjet e Kumanovës.

Në pyetjen e gazetarit “a keni ditur ju”, Ali Ahmeti është përgjigjur se “unë nuk mund të ndjek dhe të përcjell çdo njeri sepse nuk jam shërbim, por sigurisht që kur unë i kam pyetur miqtë apo shokët e mi në Kosovë, përse nuk ju ndërmorët hapa për t’i parandaluar, ata më thanë se na kanë ikur as ne nuk kemi ditur, kanë ndërpre çdo kontakt me ne, dhe sigurisht ata kanë vepruar në fshehtësinë më të madhe, por unë nuk e dij se kush kanë qenë ata që i kanë furnizu”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close