Dardan Molliqaj është Kryetar i Partisë Social Demokrate.
Ai gjatë kohës së luftës ishte shumë i ri, por kishte përjetuar një ankth të madh.
Besim Molliqaj, xhaxhai i tij ka treguar se si një herë nip i tij, Dardani, kishte mbetur i vetëm në mal gjatë kohës së luftës.
“Dola unë me ba pararoje në mal. Dardani mbeti më të plagosurit – derisa unë isha tub a roje vijnë ushtarët dhe i heqin të plagosurit. Të gjithë shkojnë, Dardani mbetët i vetëm në mal”.
“Për mos me u nda nga unë ai fillon dhe thirr: ooo bac, ooo bac, ku je?”
“Kur u ktheva te poshtë e pash vetëm, beso që u trishtova. Me dukej që një fëmijë i vogël ka përjetuar një ankth të madh kur e pa vetën midis malit”.