fbpx
Shëndeti

Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?

Mosha në të cilën mbijetuesit e kancerit diagnostikohen me sëmundjen e tyre mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të tyre për vdekjen nga sëmundjet e zemrës

Pacientët e diagnostikuar në moshë të re me kancer mund të ballafaqohen me rreziqe më të mëdha të sëmundjeve të zemrës, thonë autorët e studimit.

Besohet që trajtimi i kancerit e rritë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës më vonë, e veçanërisht mes mbijetuesve të kancerit në moshën e adoleshencës, atyre të kancerit të gjirit etj.

Ky studim i ri, i publikuar me shtatë nëntor në ‘Curculation’, ka eksploruar në qoftë se mosha e diagnostikimit me kancer mund të ndikojë në rreziqet serioze të zemrës, transmeton Telegrafi.

Studimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 200,000 mbijetuesve të kancerit në Britaninë e Madhe dhe ka zbuluar se 6 për qind e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të zemrës.

Dhe, pacientët e diagnostikuar me kancer gjatë adoleshencës kishin rrezik shumë më të madh të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa personat që nuk kishin kancer.

Ata të diagnostikuar me kancer në moshën 35 deri në 39 vjet kishin vetëm 1.2 herë më shumë rrezik të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close