Ishte Kryetar i PDK-së. Hashim Thaçi ishte arrestuar nga policia hungareze në aeroportin e Budapestit.Ai ishte duke udhëtuar për në Francë ku do të zhvillonte takime me zyrtarët e këtij vendi. Menjëherë pas arrestimit të tij ishin vënë në lëvizje institucionet ndërkombëtare për të zbardhur këtë ngjarje.
Disa minuta më pas, Thaçi ishte liruar falë ndërhyrjes së Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian z. Havier Solana. Zyra e këtij të fundit u kontaktua edhe nga zyra e kryeadministratorit Michael Steiner i cili i interesua për arrestimin e z. Thaçi. Lirimi i liderit shqiptar të Kosovës u realizua në një kohë shumë të shkurtër dhe pa probleme. Ministria e Punëve të Brendshme serbe kishte lëshuar në vitin 1993, kur vendi ishte nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit një fletarrest për Hashim Thaçin. Ende nuk dihet nëse autoritetet e Budapestit kanë vepruar me ndonjë kërkesë të autoriteteve të Beogradit.
Burimet e Bashkimit Evropian nuk kishin dhënë arsye të këtij arrestimi, ndërkohë Solana kishte treguar se të mërkuren do të takohej me Hashim Thaçin për një drekë pune.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=BsGR0_IGB0w