Ish Nënkryetari i Kvuendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë të ketë qenë vazhdimisht cak i përgatitjeve të atentateve ndaj tij. Ai ka përmendur edhe një letër që thotë ta ketë marrë si paralajmërim rreth dy vite më parë se do të eleminohej.
Duke mos ditur adresë tjetër për t’u drejtuar Haliti, thotë të ketë zgjedhur prokurorin e përgjithshëm të vendit, për t’ia treguar letrën e marrur, e për të cilën thotë se mund të ketë qenë dezinformatë vetëm për t’i futur frikë.
“Rreth dy vjet unë kam marrë një letër, ku jam paralajmëruar se do të më vrasin. Ndoshta kjo ka qenë dezinformatë, mirëpo unë atë e kam dërguar tek prokurori i përgjithshëm sepse nuk kam ditur ku të drejtohem tjetër. Unë vazhdimisht kam qenë cak i këtyre gjerave”, ka thënë Haliti në emsinin “Rubikon” të KTV-së. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)
Ai ka bërë të ditur se atentat ndaj tij ishte përgatirur disa vite më parë edhe në Paris, ku ishte i shoqëruar nga presidenti Hashim Thaçi që në atë kohë ishte kryetar i PDK-së, si dhe Bilall Sherifit po ashtu anëtar i kësaj partie në atë kohë ndërsa tani anëtar i NISMA-s.
“Neve edhe në Rambujej kanë tentuar të na vrasni. Kemi qenë unë, Hashim Thaçi dhe Bilall Sherifi. Pasi që e kemi vërejtur se është duke u tentuar atentati ne kemi ikur sikur nëpër filma”, ka thënë Haliti.
Tutje ai ka shtuar se personat që kanë tentuar të vrasin atë janë vrarë ditën e nesërme.
“Në të nesërmen janë vrarë dy serbë, dhe sigurisht kanë qenë ata që nuk e kanë detyrën për vrasjen tonë”, tha ai.