Njëri nga veprimtarët më të hershëm të çështjes kombëtare z. Bardhyl Mahmuti, i cili njëherësh është edhe autor i një nga librave më domethënës në demaskimin e propagandës serbe “Mashtrimi i Madh”, kishte dhënë disa detaje interesante se si Shteti i Serbisë ka provuar që edhe vrasjet e tyre t’ua veshë UÇK-së. Edhe për rastet të cilat dihen botërisht ata kanë provuar ta fajsojnë UÇK-në. Pikërisht është publikuar lajmi se Shefi i Shërbimit Sekret Serb Radomir Marković kishte urdhëruar vrasjen e Profesor Fehmi Aganit.
“Në këtë kontekst, kur të flasim për Radomir Markovicin ne duhet t’i sqarojmë edhe këto çështje. Në listat serbe që janë shpërndarë në botë, emrat e njerëzve të vrarë që i ka përgaditë Radomir Markovici dhe ekipi i tij, figurojnë; Profesori Fehmi Agani – gjoja i vrarë nga UÇK-ja edhe pse dihet kush e ka vrarë, është Profesori Latif Berisha dihet se kush e ka vrarë, por figuron në listën se gjoja e ka vrarë UÇK-ja, Bajram Kelmendi me djemtë e tij figuron sikur te ishte i vrarë nga UÇK-ja. Çka është më e keqja, ose Agim Hajrizi e nëna e Agim Hajrizit e djali 13 vjeçar i Agimit, edhe ata figurojnë sikur të ishin vrarë nga UÇK-ja. Në këto lista askund nuk figuron se Fehmi Agani ishte Profesor Universitar, dhe një lexues i thjesht tash kur ta lexojë listën, ai i sheh vetëm si emra që nuk i njeh, rallë kush e di se kush kanë qenë këto personalitete, ose Gafurr Loku i cili ka mbajtur 8 vjet e gjysmë burg dhe është ekzekutuar së bashku me djalin e tij 20 vjeçar, figuron në listë pa të dhëna. Dhe çka është më e keqja, të gjithë figurojnë sikur të kishin qenë bashkëpunëtorë dhe lojal ndaj Serbisë. Krahas vrasjes dhe krimit që e kanë bë, ata e bëjnë një vrasje të dyfishtë duke njollosur edhe veprimtarinë e tyre“.
Radomir Markoviqi, ish-Shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë ishte arrestuar me 24 shkurt 2001. Të gjitha krimet për civilët që janë vrarë në Kosovë, gjatë luftës e deri me 31 dhjetor të vitit 2000, për cilën Carla Del Ponte dhe krejt kompania e tyre që akuzojnë UÇK-në, kanë qenë në krye të shërbimit sekret, të shtabit strategjik, Radomir Markovici. Ai që thotë kemi bërë krime aq të rënda sa e gjunjëzojmë Serbinë.