Si shumë militantë të VV-së, shet moral në facebook, ndërsa arrestohet për fajde nga policia
Policia ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një burrë në Shtime për veprën “Fajde”.
I dyshuari e kishte kryer veprën ndaj një burri tjetër, të cilin edhe e kishte sulmuar fizikisht.
Demokracia.com ka mësuar se personi i arrestuar është Arsim Rama, një nga aktivistët më me ndikim të Vetëvendosjes në Komunën e Shtimes.
Arsim Rama edhe më herët ka qenë i përfshirë në afera të ndryshme. Madje, i njëjti ishte arrestuar edhe në vitin 2021, pasi kishte organizuar një inskenim për të dëmtuar reputacionin e kryetarit të atëhershëm të Shtimes, Naim Ismajlit.
Arsim Rama, në vitin 2021 ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte incizuar në mënyrë të paautorizuar dhe kishte detyruar një qytetar me inicialet A.A., që të telefonojë zyrtarë të Partisë Demokratike në Shtime, përfshirë Adnan Muharremin, shoferin e kryetarit aktual Naim Ismajli.
Në një video të publikuar në vitin 2021, aktivisti e LVV-së, Arsim Rama, shihet teksa detyron qytetarin A.A. të kontaktojë dhe incizojë në formë të paautorizuar biseda telefonike. Të njëjtin material e posedon edhe Prokuroria.
Pavarësisht skandaleve të ndryshme, ai vazhdimisht është shoqëruar me eksponentët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai mori pjesë aktivisht, si krahu i djathtë i kryetarit aktual Qemajl Aliu, në zgjedhjet e fundit lokale.
Më 6 nëntor të vitit 2021, ai bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, dolën në sheshin e Shtimes për të promovuar kryetarin aktual të Shtimes, Qemajl Aliun.
Përpos afërsisë me kryetarin e Shtimes, ai shihet nën shoqërim të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Madje, në një foto të publikuar nga vetë ai, shihet afërsia edhe më kryeparlamentarin Glauk Konjufca, i cili është famijar me kryetarin e Shtimes.
Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk është distancuar nga veprimtaria e tij kriminale.