Si u krye operacioni “djegie dhe vdekje” në Gjakovë, numri 2 në foto është shqiptar
Nata e Shën Bartolomeut ka ndodhur në Gjakovë!
SI U KRYE OPERACIONI „DJEGIE DHE VDEKJE“NË GJAKOVË NË MARS – PRILL 1999?!
Shkruan: Musa Kurhasku – Gjakovë, 30. 03. 2009
Ishte ora 20.00 kur filloi operacioni dhe realizimi i planit “Djegie dhe Vdekje”. Në Gjakovë kishte arritur kapiteni Milan Iviçiq. Në zyrën e madhe të sigurimit shtetërorë shpaloset harta e komunës së Gjakovës. Jepet urdhëri që tragjedia të filloj me djegien e Qarshisë së Vjetër.
· Gjakova, në fund të marsit, në prill, maj, e deri më 14 qershor ishte shndërruar në kasaphane.
Ditët e tmerrit për popullatën shqiptare filluan pikërishtë kur NATO-ja kishte filluar bombardimet ndaj caqeve në „Jugosllavi“.
· Ishte ora 20.00 kur filloi operacioni dhe realizimi i planit “Djegie dhe Vdekje”.
Në Gjakovë kishte arritur kapiteni Milan Iviçiq. Në zyrën e madhe të sigurimit shtetërorë shpaloset harta e komunës së Gjakovës. Jepet urdhëri që tragjedia të filloj me djegien e Qarshisë së Vjetër.
· Flaka fillon nga kafeteria “Veranda” duke marrë përmasa shkatërruese deri në lagjen e Mulla Jusufit.
Drejtori i spitalit të qytetit Sava Stanojeviq jep urdhër që të masakrohet dr. Izet Hima, ndërsa për të fshehur gjurmët për këtë akt kriminal, pas pak vriten e masakrohen edhe disa anëtarë të familjes Zherka.
· I tërë stafi udhëheqës serb i Gjakovës, mblidhet në zyrën e kryetarit të dhunshëm dhe të popit ortodoks Momqillo Stanojeviq.
Nga këtu dalin konkluzionet se kush duhet të marrë pjesë në operacionin “Vdekje dhe djegie”. Kryetari i Partisë Socialiste dega në Gjakovë, së bashku me Momqillo Stanojeviqin kryetar i kuvendit, menjëherë tubohen në zyrën e madhe të sigurimit shtetërorë që të bëjnë betimin për shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Gjakova dhe rrethina. Këtu u tubuan të gjithë kryekriminelët, që më pastaj t’i ndajnë veç e veç përgjegjësitë e operacionit për masakra në shumë pjesë të qytetit.
Zoran Mirkoviq, Belli dhe Bobani që të tre postierë, më 25 mars, në ora 22.30 fillojnë djegien e shtëpive në rrugën afër godinës së zjarrfikësve. Zorani, Belli dhe Bobani me vete për ndihmë kanë edhe 25 policë, të cilët kishin për detyrë t’i kapin meshkujt, kurse femrat dhe fëmijët t’i dëbojnë. Automatikët e këtyre tre kriminelëve nuk ndalen.
Ekzekutohen fillimisht:
– Skender (43) dhe
– Rajmond Ibrahimi (15) si dhe
– Naser Thaçi.
Masakra vazhdon 10 metra më larg ku vriten edhe 11 veta:
– Xhevdet Rakoci,
– Qazim Musa dhe
– Bekim Osmani,
– Afrim e
– Besim Koci,
– Sylejman Ymeri,
– Remzie dhe
– Sylejman Bejtullahu,
– Riza Kurti dhe një qy tetarë që ende nuk është identifikuar.
· Ende nuk ishte përhapur lajmi se në rrugën “Zeki Shehu” janë ekzekutuar 14 qytetarë.
Në aksion tani janë:
– Sllobo Kovaq kryeinspektor,
– Dragan e
– Vlladan Milloviq si dhe
– Muharremi i Osek Hylës.
Plani ishte përgatitur mirë. Në teqen e Sheh Zenel Danës me vetëdije dhe besim se këtu do të gjendet mish i mjaftuar për gjah, Sllobo i famshëm dhe i mirëpritur përpara për disa gjakovarë, në gjuhën shqipe e thërret shehun që t’ia hap derën e shtëpisë. Këtu gjenden vetëm Fahriu dhe Emini, të dy djemtë e shehut, si dhe babë e birë Arif e Urim Bytyçi, dhe një mik tjetër i shtëpisë. Lutje e as falje nuk ka. Sllobo, Muharremi, Dragani e Vlladani i ekzekutojnë që të gjashtë.
· Me kaq nuk ndalet, në ndihmë thërrasin policinë me qëllim që të fillojnë edhe një masakër tjetër në lagjen “Gecë”, mbi familjen më të madhe të Kurhaskëve.
Sllobo me gjithë gjakpirësit e vet rrethon të gjitha shtëpitë e kësaj familje që numëron 50 anëtarë por më kotë, sepse këtu nuk e gjejnë asnjë njeri. Për ta dështimi i aksionit shkaktoi revoltë të madhe. Nga mllefi të dhjetë shtëpive ua fusin flakën.
· Nga ky kënd i qytetit, tmerri dhe tragjedia e datës 25 mars, shtrihet në rrugën e Gjykatës komunale. Këtu prijnë Zhika e Milloshi, përgjegjës të aksionit.
Në këtë vend kapen babë e bir:Ramiz e Nazmi Nagavci.
Ekzekut ohen pa mëshirë. Aksioni i kësaj nate ende nuk kishte perfunduar. Zoran Markoviq – Rusi, me një polic tjetër Zhika dëshironin të kursenin plumbat, për të raportuar më pastaj para eprorëve të vet se shqiptarëve u duhej hequr koka vetëm me bajoneta.
Kështu, Nexhmedin Zherkën e masakrojnë duke e prerë me bajoneë në fyt dhe duke ia hequr kokën, dhe po ashtu edhe babain e tij Qamilin.
Ndërsa vajza Arbnesha, duke dashur t’i shpetojë kësaj masakre, tenton të ikë, por, pasi largohet disa metra vritet pa mëshirë.
· Në çdo kënd dhe në çdo mes vdekje.
Tani ekzekutohet Mehmet Haxhi Morina, në prag të shtëpisë së tij.
– Nenad Panteviqit dhe
– Zoran Dogangjiqit, për të përfunduar masakrën e 25 marsit, u mbetet të vrasin edhe një të shkolluar, një profesor dhe gjahu i tyre ishte profesori i artit Shefqet Prushi.
· Në orët e para të mëngjesit të datës 26 mars, kriminelët takohen për të raportuar se kush ka dalë me i suksesshëm në aksionin e parë dhe të shpërblehet. /pashtriku/
Kush tjetër:
– Zorani,
– Belli,
– Bobani
– Sllobo e
– Muharremi.
( … )