14 qershori i vitit 2012 ishte dita kur shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, ndërroi jetë, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve më thikë në fyt dhe në zemër.
Fillimisht ishte menduar se në vdekjen e tij ka gisht dikush tjetër, por pas autopsisë që iu bë, doli e kundërta. Pas hezitimeve të partive opozitare, respektivisht Vetëvendosjes dhe liderit të saj, agjensia më e specializuar në botë, FBI kishte marrë rastin për ta trajtuar. Sipas raportit të autopsisë, i kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, doli se Dino Asanaj bëri vetëvrasje, duke e ther veten me thikë plot 11 herë. Në Mjekësinë Ligjore edhe gërvishjet konsiderohen therje, por kjo u konstatua edhe nga FBI, të cilët erdhën në Kosovë për të kryer hetimin dhe shkaqet që rezultuan me vdekjen e Dino Asanajt. Edhe FBI konstatoi se vdekja e Asanajt erdhi si pasojë e plagëve që ai i shkaktoi vetes, shkruan “Express”.
Lideri i VV-së atë kohë, respektivisht në vitin 2012 kishte lëshuar një letër me disa pika ku konstatonte se Dino Asanaj nuk mund të ishte vetëvrarë. 1. “Arsyeja e shëndoshë e thotë se meqenëse në trupin e z.Asanaj u evidentuan 11 goditje me thikë kjo s’mund të ketë qenë vetëvrasje. Ndoshta mund të gjendet ndonjë rast ndonjëherë ndokund se ka pasur edhe vetëvrasje të tilla – zaten bota dhe historia janë shumë të mëdha e të gjera – mirëpo ato paraqesin shembuj anekdotikë e jo reprezentativ” thoshte Kurti.
Por, pavarësisht kritikave e akuzave për përfitime politike FBI e dëshmoi të kundërtën.
Rasti i ngjashëm është edhe me studentin, të ndjerin Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje kishte protestuar vazhdimisht, kishte drejtuar gishtin, kishte konstatuar se është vrasje, por raporti zviceran e thotë të kundërtën.
Pesë konkluzione janë nxjerrë nga ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, sipas raportit të pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Konkluzionet e raportit të ekspertizës, vlerësojnë se analizat e ADN-së të ndërmarra mbi objektet që kanë qenë në kontakt me Astrit Deharin “në një moment të afërt me vdekjen”, nuk kanë treguar profil ADN-je përveç atij të viktimës.
Raportin me konkluzionet e ekspertizës, të cilën familja Dehari kishte kërkuar të realizohej në Institutin e Lozanës në Zvicër, e ka siguruar të plotë Paparaci.
Në pikën e dytë të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertiza, thuhet se ekzaminimi i fotografive të objekteve ka treguar se nuk është nxjerrë “asnjë gjurmë e gishtave që ka mundur të përdoret” për analizë.