Epilogu

Si ua kishte bërë një trik djali i Adem Jasharit milicisë serbe pasi ishte arrestuar në vitin 1995

Lufta pa maska

Në vitin 1995 arrestohet Luli në Vushtrri duke shkuar me të shoqen e Rifatit te dajallarët. Policia serbe, Ilia Trajkoviqi e Moma Perleviq thërrasin në telefon në shtëpinë e Mixhës Shaban dhe i thonë:Ata: Ta kemi zënë nipin tënd bashkë renë! Hajde merre renë! Mixha Shaban: Pasi që i keni zënë, vrani krejt, se nuk e kam ndër mend të vij. Ju e dini se çka më keni bâ të parën herë në 91, më keni maltretuar! Vrajini dhe gjuajini në rrugë, se unë nuk vij me u paraqitë të ju. Aty Luli e bën një trik. Ata: A ke armë? Luli: I kam do. 

Ata; Ku është babai? Luli: Nuk e di!, dhe shton: – Kurse armët i kam fshehur në një vend. Lëshomëni e unë do t’ua sjell armët! Sipas tregimit të Lulit, Moma i kishte thënë: – Mos e lëshoni se nuk u vjen më! Ata i telefonojnë mixhës Shaban dhe i thonë që djali ka pranuar se ka armë.Mixha Shaban: – Le të vie e le t’i marrë n’i pastë! Ata e lëshojnë. Ademi përgatitet t’i vrasë edhe djalin edhe policinë, nëse i biri i tij kishte treguar për armë, duke thënë: – Unë gjallë, e ata të hyjnë më në shtëpinë time, jo! Pastaj i zë pritat me shokë te fabrika e municionit. Fati e deshi që Luli të vinte vetëm, Ademi e kap për qafe djalin e vet dhe ia jap një pushkë, Luli ua shpjegon ngjarjen. Policia sërbe i telefonojnë Mixhës Shaban dhe e pyesin: Ata: A t’ka ardhë nipi? Mixha Shaban: Nipin e ka zënë baba i vet, e ka rrahur, e ka bërë kërsh. Edhe ai ka ikur e nuk e di se ku kanë shkuar. Ata: A kemi besë për të ardhur te ti? Ilia ishte një prej provokatorëve më të mëdhenj në Skënderaj, ka qenë njëri prej policëve më të poshtër. Ai ka ndejtur me njerëz për t’ua humbur besimin tek të tjerët, i ka futur në makinë të vet me qëllim për t’i pyetur, por vetëm sa për t’i parë njerëzit nëpër qendër. Ai ka ditur të përdorë taktika shumë të liga kundër shqiptarëve. Mixha Shaban: Po, ejani!

 Dy inspektorë kanë shkuar në kullën e Shaban Jasharit, një shqiptar, një serb. Mixha Shaban i ka pritur.Ata: Nipi nuk i ka dorëzuar sot armët!Mixha Shaban: Për Zotin nipi paska ikur!Ata: Ku janë djemtë?Mixha Shaban: Ata gjënden në mal!Ata: A kanë armë?Mixha Shaban: Po valla, kanë!Ata: Ç’farë armësh kanë!Mixha Shaban: Çka t’a sheh syri. Çka mund të çon njeriu me krah ata i kanë.Ata: A kanë shokë?Mixha Shaban: Po vallahi, boll. Dy, tre qind, a katërqind!(ne faktikisht nuk ishim aq shumë).Ata: A vijnë në shtëpi?Mixha Shaban: Po vijnë, por kush nuk u bjen në fije kur vijnë. Ata vijnë në shtëpi të vet. . . Herë vijnë e herë nuk vijnë!Ata: Mirë pra, me ndejtë këtu a kemi besë?Mixha Shaban: Po, veç deri sa të terrohet. Në çdo moment djemtë mund të vijnë, e qejf me ju zënë këtu nuk kam… Më nuk keni besë…

Më mirë ecni! Pa u bërë ora pesë pasdite, ata largohen. Kishte shumë gjëra për të cilat Ademi ishte në sy të Serbisë, i rrezikuar me familje qysh nga viti 1991, e gjithmonë, këto ishin shkaqet që e tërë familja Jashari ishte e rrezikuar, për shkak të gjitha gjërave që ndodhnin. Edhe unë në qoftë se kisha rast të bëja ndonjë aksion aty-këtu, nuk e bëja, sepse ishte vetëm familja Jasharaj që binte në sy, e për këtë arsye duhej që aksionet të bëheshin nëpër vende të tjera, të mos rrezikohej drejtpërdrejtë vetëm ajo familje. Pas kësaj kohe Lulzim Jashari, i biri i Komandantit Legjendar, kalon ilegalisht në Shqipëri. Në Tiranë u takuam me Lulin. Ai shkoi në München te axha i vet Rifati, ndërsa unë në Heilbronn. 

Exit mobile version