Nasim Haradinaj e kishte rrëfyer një ngjarje interesante, por edhe detaje tjera të pathëna për sulmin e avionit francez në Koshare. Ai tregoi se cili ishte roli i Milaim Zekës në atë ngjarje tragjike.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kishte thënë se në momentin kur NATO ka sulmuar kazermën e marrë nga UÇK-ja në Koshare, agregati nuk ka qenë duke punuar dhe ka qenë i ftoftë akull. “Ne na kanë thënë se kazerma është sulmuar nga NATO, nga një aeroplan francez…Unë mendoj së avioni francez ka goditur kazermën qëllimisht”, kishte thënë Haradinaj. Në atë sulm i cili atë kohë ishte thënë se është padashje, ishin vrarë 7 luftëtarë të cilët ishin në gjumë.
“Nëse ka një meritor, pa dashje, se njeri nganjëherë edhe në budallaki e bën nga një të mirë, është ky (Milaim Zeka) që i ka shpëtuar shumë pa u vra, sepse ishin vra edhe ma shumë, ky u qu tu ba hajgare në mëngjes hajde se ish qu rusi, se ish kon vra rusi, edhe ua ka prishë njerëzve gjumin sepse ky ishte fjetë me ta (në Koshare), edhe tani janë qu prej gjumit e kanë dalë jashtë, ata që nuk ka mujtë ky me ua prishë ky gjumin, ata kanë vdekë, përndryshe do t’i kishte zanë nja 100 e kusur vetë aty”, kishte treguar Nasim Haradinaj“.
Edhe gazetari Milaim Zeka e kishte publikuar një foto nga kjo ngjarje me një rrëfim sipërfaqësor.
A po te kujtohet kjo date?
Artim Elmazi, nje ushtar i UÇK se, me pyeti per daten 21 Maj 1999?
Eshte data kur ushtria franceze, bombardoi bazen ushtarake ne Koshare. Shume ushtar te UÇK se u vrane, shume u plagosem. Mbas dy oreve, per fatin e madh, arritem me i nxjerre disa te gjalle.
Respekt per çdo ushtar dhe ushtare te lirise. Respekt per grupin e personelit mjekesor.
Respekt per gjithe komanden e brigades 138, “Agim Ramadani”!.