Simboli i veriut të Mitrovicës e rrëzon propagandën e VV-së: Dy shtëpitë/kullat janë ndërtuar nga Hashim Thaçi
Kohëve të fundit, subjekti politik i Kurtit ka aktivizuar gjithë makinerinë propagandistike për të shtypur të vërtetën.
Sipas tyre, vetëm gjatë qeverisjes së tyre janë kthyer shqiptarët në Veri të Mitrovicës, një gjë absolutisht e pavërtetë.
Gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit janë ndërtuar 78 shtëpi për shqiptarët te Kroi i Vitakut, e mbi 200 në të gjithë veriun.
Nazim Ismajli, kryetar i këshillit të veriut, prej shtëpisë së Ali Kadriut, në vitin 2019 kishte treguar se PDK ndërtoi rreth 80 shtëpi te Kroi i Vitakut.
“Ky ndërtim që është bë, u bë prej Partisë Demokratike të Kosovës, të bëhemi transparent dhe të tregojmë të drejtën, deri në vitin 2008 asnjë parti politike nuk ka investuar në veri, kjo ka qenë tmerr, kurse prej 2008 e deri më sot vetëm në Kroin e Vitakut janë kthyer/ndërtuar afër 80 shtëpi”, kishte thënë Nazim Ismajli.
https://www.youtube.com/watch?v=9fRV5q0W0wk
Simboli i veriut, i cili është edhe vëlla i dëshmorit, Ali Kadriu, ka treguar se dy kullat e tij janë ndërtuar nga PDK, respektivisht Hashim Thaçi. Ai ka treguar se kullat kanë filluar të ndërtohen pas vitit 1980 por që ndërtimi e renovimi kryesor kishte ndodhur pasi Thaçi kishte ndarë rreth 150 mijë euro vetëm për shtëpitë e tij.
“Më keni bërë nder të madhe. Ne të gjallët kemi obligim moral që amanetin e dëshmorëve, të njerëzve që kanë rënë për këtë tokë, t’i plotësojmë me punë, me vepra” kishte thënë Kadriu pas vizitës që ia kishte bërë Thaçi.
Ali Kadriu po ashtu ka treguar se në veri është kthyer menjëherë pas pavarësisë, në muajin tetor. Sipas tij PDK ka bë një punë të madhe, ndërsa pushtetet e tjera lokale e qendrore s’kanë bërë asgjë.
https://ekonomia.info/sq/ekonomi/perurohen-kullat-e-kadrijave-ne-kroin-e-vitakut
VIDEO: