Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka vazhduar akuzat e ashpra ndaj Bashkimit Evropian.
Simmons, teksa ka shpërndarë një postim të korrespodentes nga Brukseli, Xheraqina Tuhina në lidhje me takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ka akuzuar BE-në se nuk e njeh shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Madje të njëjtën e ka quajtur “organizatë politike” që ka formuar një Gjykatë në Hagë e cila qëllim të vetëm sipas tij ka ndjekjen penale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“Ky do të jetë një takim interesant, i organizuar nga një organizatë politike që jo vetëm nuk e njeh Kosovën por gjithashtu themeloi një gjykatë në Hagë që, siç duket, u krijua për qëllimin e vetëm të ndjekjes penale të ish ushtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Simmons.
Në këtë postim, Simmons ka etiketuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe emisarin Special të dialogut, Miroslav Lajçak.