Simmons për prestigjiozen franceze “Le Monde”: EULEX-i kurdisi Rastin Limaj
Ishte akuzuar nga EULEX-i për krim të organizuar dhe vepra të lidhura me korrupsion. Por, sipas një ish gjyqtari të misionit evropian në Kosovës, rasti kundër Fatmir Limajt është i kurdisur.
Britaniku, Malcolm Simmons, kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, në një intervistë për gazetën franceze, Le Monde, kishte deklaruar se akuzat e ngritura në vitin 2012 ndaj ish komandanti i UÇK-së, tani lideri i Nimës për Kosovën, janë të motivuara politikisht.
“Kam qenë kryetar i gjyqit në këtë proces në vitin 2013 dhe shumë shpejt e kuptova se misioni EULEX dëshironte t’i nxjerr atij pengesa në rrugë kur afroheshin zgjedhjet. Kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it të asaj kohe, Charles Smith, më tha që misioni EULEX dëshironte që z.Limaj të dënohej”, ka deklaruar britaniku Simomons.
Ai poashtu kishte akuzuar gjyqtarin, i cili tani ishte gjyqtar i trupit gjykues në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, z. Charles Smith se i kishte bërë presion, e Malcolm Simmons këtë presion e kishte adresuar në ambasadën britanike.
Simmons, ka treguar edhe arsyet pse erdhi deri të gjykimi i komandant Çelikut.
Ai ka thënë se EULEX është një mision politik.
Video e plotë e intervistës: https://www.youtube.com/watch?time_continue=54&v=0ODMoTRlQBA&feature=emb_title/Klan Kosova/