Shkruan: Lirim Mehmetaj
Kush është Gani snobi, jugosllavi që Qeveria e paguan 7 mijë e 500 euro (plus shtesat)
Përveç pagës së madhe, tejet të madhe, sa tri herë të presidentes së Kosovës, të këshilltarit të angazhuar nga Qeveria Gani Jakupit, më bëri fort kureshtar ta kuptoja se kush është ai njeri që qeveria e paguan kaq shumë.
Albin Kurti që i lë veteranët nën pagën minimale, s’ua rritë pagat mësuesve dhe i detyron të protestojnë njësitë speciale, sepse u thotë se nuk kemi, pse ka për Jakupin?
Aspak i befasuar, gjeta se Gani Jakupi përveç militant, është një artist mediokër dhe një jugosllav i paepur.
Fatkeqësisht për Kosovën, Ganiu edhe punën e kishte orientuar në atë drejtim.
Vepra e tij kryesore ish “Kthimi në Kosovë”, ku, sipas tij paraqet ngjarjen tragjike që ka ndodhur këtu.
Gania kishte një përjetim ndryshe nga shumica.
Vepra e tij fillon, paramendojeni, me një plakë që ka mbetur e ulur jashtë institucioneve të Kosovës të cilat pas luftës janë uzurpuar.
Ai, si autor dhe protagonist i rrëfimit, fillon udhëtimin nëpër Kosovë.
Në një fshat, në një lokal, vijnë disa ushtarë të NATO-s, të cilët Jakupi i quan “çlirimtarët”.
Tregimi për luftën, deri këtu, sipas Ganiut: UÇK-ja që ka uzurpuar institucionet dhe ushtarët e NATO-s si çlirimtarë.
Më pas, befas, GaniU dëgjon tek flitet serbisht dhe çuditet.
Aty pronari i lokalit, të cilit ja kanë vrarë djalin në luftë, tërheqë vërejtjen që ky është fqinji i tij dhe ai nuk ka vrarë shqiptarë, por se tani po frikësohet shumë nga shqiptarët.
Tregimi i Jakupit për çfarë ka ndodhur në Kosovë ishte ky: Na qe një luftë, ushtarët e NATO-s e çliruan Kosovën, UÇK i uzurpoi institucionet, jo të gjithë serbët kanë vrarë dhe tani serbët po frikësohen nga hakmarrja e shqiptarëve.
Aty e kuptova pse qeveria beson se ia vlen pagë edhe 10 mijë euro për zotni Ganiun.
Në një intervistë të tij me gazetaren Jeta Xharra, duke folur për librin e Ganiut, gazetarja e kompleksuar në vend se të vë në pah deformimin e historisë nga Ganiu, si e hutuar i thotë “sa bukur paske arritur ta balancosh” me demek po tregon që dy palët kanë vuajtur njëjtë.
Ganiu, si një kozmopolit, ia prenë se “viktimat nuk kanë etni”.
Në një intervistë tjetër, në Shkodër, Ganiun e pyet gazetari se ku ka qenë gjatë luftës, meqë prapë ishte duke folur për tregimin e tij deformues për luftën.
Ai thotë se larg Kosovës, sepse “natyrshëm s’kam dashtë me vdekë”.
Në disa përshkrime për Ganiun nga miqtë e tij, thuhet se ai është poliglot, i di disa gjuhë.
Ama Ganiu, siç mund ta dëgjoni edhe vetë, shihet se nuk e njeh as gjuhën shqipe.
Ky është profili i Ganiut, snobi jugosllav që pas luftës deformon tregime, përçmon udhëheqësit e luftës dhe kohëve të fundit fyen e ofendon si militant në internet edhe e gllabron një 7 mijë e 500-ndshe.