fbpx
Lajme

Situatë e rëndë në Spitalin e Pejës, 15 pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Spitali i Pejës vazhdon të ballafaqohet me numër të madh të të infektuarve me koronavirus.

Spitali i Pejës ka publikuar raportin ditor të pacientëve me koronavirusi dhe situata është mjaft e rënduar.

Sipas njoftimit, në këtë spital janë duke u trajtuar 59 pacientë me koronavirus, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Po ashtu në këtë spital ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor dhe janë gjithsej 25 të infektuar, prej tyre pesë mjekë, 15 infermierë dhe katër punëtor nga personeli jo mjekësor.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 212 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,805 analiza, ndërsa është kryer 4 operacion. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close