Patriot Brahimi, djali i dëshmorit, Halim Brahimi është deklaruar rreth kërcënimeve që mori, pasi tregoi emrat e disa familjarëve të zyrtarëve të KEK-ut që u punësuan në konkursin e fundit, shkruan Paparaci.
Brahimi në Debat Plus në RTV Dukagjini, i cili aplikoi për punë në konkursin e fundit të KEK-ut por pa arritur të punësohej në korporatë, ka thënë se është telefonuar nga Ylli Shala, inxhinieri i KEK-ut dhe anëtari i Komisionit Pranues në procesin rekrutues i cili dyshohet për përfshirje në nepotizëm.
Brahimi, tha sot se ka zhvilluar një bisedë rreth 34 minutëshe në telefon me Shalën.
Thirrjen telefonike nga anëtari i Komisionit Pranues në punësimet e KEK-ut, Brahimi tha se e mori pas shfaqjes së tij në publik me pretendime për shkelje në procesin rekrutues në KEK.
Tutje, Brahimi ka treguar se me familjarët e dëshmorëve do të mbajnë greva para objektit të qeverisë.
“Ai [Ylli] më ka thirrë mu më tha ‘jam Ylli Shala’. Tha ka me të ndihmu dhe me tëpërgatit ty për konkursin tjetër në mujjin prill. Tha kena me të përgatit edhe ty, sikurse që i kemi përgatit të tjerët”
“34 minuta kam bisedu me të dhe ia kam thënë krejt senet”. Mbi 40 vet janë të punësuar aty familjarë të zyrtarëve edhe vëllau jem mu kanë e kisha përmend.Pse mu punësu një familjarë i një zyrtari të KEK dhe përse me u anashkalu fëmija I dëshmorit”.
Në një deklarim për Paparacin të martën, Yll Shala ka mohuar të ketë pasur ndikim në procesin e intervistimit dhe punësimit të familjarit të tij në KEK.
“Po, jo more çfarë. S’o e vërtetë kjo hiç”, tha ai në një bisedë telefonike me Paparacin.
Shala, raportimet e deritanishme i ka konsideruar “informata të rrejshme”. Ka paralajmëruar padi ndaj mediave që kanë raportuar për procesin e dyshimtë të punësimit në KEK.
“Këto krejt që po dalin nëpër media këto sene janë informacione të rrejshme. Unë jam duke e përgatitë një kallëzim penal për të gjitha mediat që kanë marrë informacione të rrejshme. Këto janë informata të Klanit Pronto edhe do t’i padisë të gjitha mediat”, shtoi ai.
Yll Shala, sipas aktivitetit të tij në rrjetin social Facebook, është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet. Në disa fotografi që ka publikuar në Facebook, ai dëshmohet të ketë marrë pjesë në tubime elektorale të LVV-së.
Paparaci dje ka raportuar se 40 persona që janë punësuar në KEK kanë deklaruar në mënyrë të hapur se kanë familjarë të punësuar në KEK.
Mediumi online Paparaci ka mësuar emrat e të punësuarve që me dëshirën e tyre kanë rrëfyer një gjë të tillë.
Ingjinieri I Termocentralit Kosova B, Yll Shala, i cili ka qenë njëherësh edhe kryetar i komisionit intervistues të punësimit në KEK, ka pranuar se është përkahës Albin Kurtit.
Në vazhdën e punësimeve të VV-së në KEK, gjendet edhe Leotrim Shala, vëllai i inxhinierit të Termocentralit Kosova B, Yll Shala.
“Po unë jam përkrahës I Albin Kurtit”, tha Shala në Debat Plus./
/Paparaci/