Epilogu

Skandal: Gazetarja e RTK-së i referohet Kosovës me “Kosova dhe Metohija”

“Kosova dhe Metohija (Kosovo i Metohija)” është term i lansuar vite me parë nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencës, por se në përdorim të gjerë nga politika dhe populli serb është futur në kohën e diktatorit dhe kriminelit, Slloboda Millosheviqit. Ky term i referohet Kosovës si dy territore “Kosova dhe Dukagjini” dhe për qëllim ka dhe ka pasur ndarjen e Kosovës në dy pjesë.

Me Kushtetutën e Kosovës, ky term është i ndaluar dhe është kundërkushtetues, megjithatë disa serbë që punojnë edhe në institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë, vazhdojnë ta përdorin.

Por jo vetëm kaq, është edhe një moderatore e Radio Televizionit të Kosovës, kanali i dytë, që transmeton program në gjuhën serbe, që Kosovës i referohet me “Kosova dhe Metohija”.

Exit mobile version