Gjykata Speciale është shndërruar në instrument ruso-serb e cila po përndjek politikisht shqiptarët e Kosovës.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, i alarmuar si asnjëherë më parë, ka treguar sesi Gjykata Speciale i ngriti dy aktakuzat ndaj tij në prag të zgjedhjeve. Ky është një komplot i gjerë për të përndjekur dhe persekutuar politikisht ish-presidentin Hashim Thaçi.
Gjykatës Speciale nuk po i mjafton vetëm përndjekja e Thaçit, por tani ka filluar të merret edhe me njerëzit e afërt të tij. Qëllimi final është që përmes përndjekjes të ngjallë frikë e përmes frikës të ndalë zërat kritikë në raport me padrejtësitë e mëdha që po i bënë Gjykata Speciale.
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur së fundmi. Artan Behrami, ish-këshilltar i presidentit Thaçi i cili tashmë është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, është targetuar nga Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale me qëllim që ta lë jashtë politikës Artan Behramin e ka bërë pjesë të aktakuzës. Në aktakuzën e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale mund të shihet edhe emri i Artan Behramit.
Gjykata Speciale e kishte bastistur banesën e Artan Behramit dhe tani ka për qëllim që ta pengojë në secilën formë zgjedhjen e tij.
Artan Behrami që disa vite është nga zërat e paktë që vazhdimisht ka folur dhe ka demaskuar me fakte Gjykatën Speciale.