SKANDAL: Gjyqtari i EULEX-it mori në panel dashnoren e tij për të dënuar grupin Drenica
Ish-kryetari I Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, kishte tronditur opinionin publik me informacionet dhe provat rreth funksionimit të misionit të EULEX-it. Ai ndër të tjerash kishte treguar dhe kishte bërë padi ndaj këtij misioni i cili ishte thirrur për të ndarë drejtësi, por realisht vetëm u thellua padrejtësia.
Simmons, kishte treguar se si gjyqtari polak Dario Sielicki kishte marrë në panel gjyqësor dashnoren e tij, gjyqtaren Anna Adamska, vetëm për ta bërë shumicën kur të merret vendimi, për të dënuar grupin Drenica.
Anna Adamska Galant – gjyqtare e EULEX-it
Hetimi i dytë ishte për çështjen “Drenica”. Në këtë proces gjyqësor, Simons nuk ishte në panel gjyqësor, mirëpo, ai kishte arritur të zbulonte se si gjyqtari Dario Sielicki, kishte marrë në panel të dashurën e tij, Anna Adamska Gallant, në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërtimi i panelit në këtë mënyrë është cilësuar nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues dhe kësisoj, gjykimi dhe dënimi i të akuzuarve është i paligjshëm.
“Unë nuk e kam pasur atë rast, por në korrespondencën me email privat kisha shprehur shqetësimin për pikëpyetjen e një gjykimi të drejtë – veçanërisht mënyrën në të cilën trupi gjykues ishte zgjedhur”, shkruan ai në padi.
“Siç u parashtrua më lart, gjyqtari Sielicki ishte kryetari i trupit gjykues në këtë çështje dhe gjyqtarja Anna Adamska, me të cilën gjyqtari Sielicki deklaroi se ishte në lidhje e sipër dashurie, ishte caktuar si anëtare e trupit gjykues në një mënyrë që ngriti shqetësime dhe se gjyqtari Sielicki gjithashtu kishte qenë i angazhuar në komunikim ex parte me njërin nga mbrojtësit”, shkruan në padi.
Ai thekson faktin se gjyqtari Sielicki kishte bërë komente duke i quajtur të akuzuarit në grupin “Drenica”, kafshë që duheshin zbutur. Kjo, për Simonsin, paraqiste shqetësime serioze për paanshmërinë e gjyqtarit Sielicki.
Qysh para dy vjetësh, Malcomm Simons, kishte komunikuar me e-maile me eprorë të tij duke denoncuar shkeljet flagrante në rastin e “Grupit të Drenicës”.
Në këto e-maile thuhet se kryetarja e trupi gjykues në rastin “Drenica” të akuzuarve u është referuar si “kafshë”, derisa i ofendonte shqiptarët në përgjithësi.
Në këto komunikime ai i njofton shefat e tij se “EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd. Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”.
Simons tutje në intervistat e tij kishte thënë se “EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit.
“Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë”.
Këto akuza të Simons, që nuk ishin të parat e as të fundit për korrupsion masiv në EULEX e kishin bërë këtë mision që të reagonte. “Malcolm Simmons ka qenë objekt i disa hetimeve të pavarura në lidhje me disa pretendime të rënda kundër tij. Këto hetime janë duke u bërë nga një ekip, i cili është krijuar dhe që ndodhet në Bruksel, i kryesuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, thuhej në reagimin e EULEX.
Mirëpo, të gjitha këto hetime janë mbyllur në favor të tij.
Hetimi i tretë dhe fundit kundër Simonsit, është iniciuar nga gjyqtarët Sielicki dhe Adamska. Shtatë muaj pas mbarimit të misionit,. Simons ishte njoftuar për këtë hetim më 11 qershor 2018.
PADIA në gjuhën angleze: https://medium.com/@simmonsmalcolm/eu-corruption-case-goes-to-court-of-justice-of-the-european-union-d11dc1ab7d87