Epilogu

SKANDAL: Ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi i krahason Limajn e Haradinajn me Millosheviqin

Analisti Shkëlzen Gashi i ka sulmuar sërish ish-ushtarët e UÇK-së. Ai ka thënë se edhe Listën Serbe e kanë krijuar qeveritë e kaluara, siç i cilëson ai ”regjimi i vjetër“.

Gashi ka shtuar se disa ish-luftëtarë të UÇK-së kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kanë qenë të ”zhytur në krim“ me ta.

Shkëlzen Gashi, i cili ka mbajtur edhe pozitën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, tashmë është i njohur për deklaratat e tij për UÇK-në dhe eksponentët e saj.

Deklaratat e tij skandaloze ndaj luftës çlirimtare e detyruan kryeministrin Kurti ta lironte atë nga detyra. Këtë akt e kishte ndërmarrë për shkak të presionit dhe pakënaqësisë që kishte nxitur me deklaratat e tij te opinioni i gjerë në Kosovë.

Demokracia.com ka gjetur një deklaratë të tij skandaloze, të cilën e kishte dhënë vite më parë. Gashi i kishte krahasuar dy nga komandantët e njohur të UÇK-së, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

Pavarësisht se Limaj dhe Haradinaj ishin shpallur të pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Shkëlzen Gashit nuk i ishte mbushur mendja se ata ishin të pafajshëm.

Pajtohna plotësisht me deklaratën e Lubonjës se fakti që këta janë liru prej proceseve gjyqësore si Haradinaj, si Limaj, qoftë në Hagë e qoftë këtu, nuk i bënë ata të pafajshëm. Sepse, ne as Sllobodan Millosheviqin nuk e kemi dënu, mirëpo çka do të thotë kjo, a është kriminel apo nuk është?“, ishte shprehur Shkëlzen Gashi në një debat televiziv. /Demokracia.com/

Exit mobile version