Epilogu

Skandal në shëndetësi, kjo është Karta e Shëndetit që marrin qytetarët

Kryeministri Edi Rama në shumicën e daljeve publike, kryefjalë ka reformën në shëndetësi dhe punën që qeveria e tij ka bërë në këtë sektor.

Por, duket se përpos propagandës, shëndetësia vazhdon të jetë problematike në vendin tonë, duke përfshirë, që nga mungesa e ilaçeve e deri tek infrastruktura e mjerë e spitaleve.

‘NismaThurje’ ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh të një qytetari, ku denoncon degradimin e institucioneve të shëndetësisë në vendin tonë.

Rifat Elezi nga Kamza ka shkuar për të marrë Kartën e Shëndetit, por ka mbetur i shtanguar kur atij i është dhënë një copë letër me një kod dhe me një vulë.

“Kjo eshte karta e shendetit qe mora sot ne kamez ne spitalin e rilindur me afat per 1 vit.

Kam gjysem ore qe qesh (se s’qaj dot) me shtetin qesharak qe na ka rene ne pjese.”, -i ka shkruar ai NismësThurje.

Rama dy vite më parë u bënte thirrje qytetarëve që të shkonin të merrnin Kartën e Shëndetit, duke i informuar se ata mjaftonin të aplikonin në disa makineri që ishin në poliklinikat e lagjes.

Edhe kohët e fundit, kryeministri ka promovuar edhe marrjen e Kartave të Shëndetit online, në portalin e-albania, por kurrë nuk kishte ndodhur që qytetarit ti jepej në dorë një letër bakalli për ta përdorur si kartë shëndeti.

Exit mobile version