Një skandal i paparë në drejtësinë ndërkombëtare ka ndodhur në Hagë, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale tash sa vjet po i mban të fshehura provat shfajësuese për krerët e UÇK-së.
Në këtë mënyrë, Prokuroria e ka manipuluar Gjykatësin e Gjykatës Paraprake, duke filluar nga faza e fillimit të procesit të hetimeve, ngritja aktakuzës dhe konfirmimit të aktakuzës, shkruan Demokracia.com.
Poashtu, Artan Behrami ish këshilltari i Thaçit ka treguar se “prandaj, po të ishin liruar këto prova shfajsuese në fillim të procesit, mbrojtja është e bindur se nuk do të kishte as arrestim të tyre, e as procedurë kundër tyre, e në rastin më të keq do të kishte mbrojtje në liri të arrestuarëve në Hagë”
Prokuroria përmes fshehjes së provave shfajësuese ka pamundësuar lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së, përkundër që mbrojtja e tyre kishte bërë me dhjetëra kërkesa.
Një vepër e tillë nga njohësit e kësaj fushe konsiderohet skandaloze, meqë jo vetëm që e ulë kredibilitetin e kësaj gjykate, mirëpo e korrupton në tërësi edhe procesin.
Pikërisht kjo ishte pika që ka shqetësuar mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka akuzuar Prokurorin për fshehjen e këtyre provave shfajësuese.
“Dokumentet janë të zeza. Dokumenti tjetër kemi dy faqe të zeza. Fatkeqësisht, prokuroria i ka refuzuar. Kemi ende kërkesa që janë pezull. Si është e mundur që të bëjmë një kërkesë në mbrojtje të klientit tim, kur unë s’kam asnjë informacion. Asgjë nuk di. Nuk kam asnjë provë materiale, përveç fleta të zeza”, ka thënë ai, raporton Demokracia.com.
Keohe ka prezantuar disa fakte që dëshmojnë se Prokuroria ka fshehur deklaratën shfajësuese të ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts.
“Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqësit shqiptare”, kishte thënë Everts/ /Demokracia.com/