Epilogu

SKANDAL: Qeverisja e VV, këmbyen pronën te “Ali Zeneli” me objektin e biblotekës

Këmbimi i pronës te “Ali Zeneli” me objektin e biblotekës – Mujka kërkon falje publike duke thënë se nuk ishte në dijeni, kërkon hetim nga organet kompetente***

Ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka folur për një vendim që kishte marrë Komuna pak para përfundimit të mandatit nga qeverisja e kaluar.Me këtë vendim prona e një personi ishte shkëmbyer me një pronë komunale, në mënyrë që të hapej rruga “Ali Zeneli”, shkruan Jepi zë.”Të jem i sinqertë deri para pak ditësh askush nuk ka qenë i vetëdijshëm për vendimin e cili është marrë në seancën e prillit të vitit të kaluar.

Ka qenë seanca e fundit sepse pas saj janë shpallur zgjedhjet lokale nga presidentja, Vjosa Osmani”, tha Mujka.Mujka tha se as ai e as asnjëri nga asambleistët nuk ishte në dijeni se prona komunale kishte qenë hapësira e biblotekës së qytetit, sepse ishte votuar aty për aty.”

Për besë tash është ndoshta e pashpjegueshme me ua tregu të tjerëve por në atë kohë ekzistonte ideja që sa më shpejt të hapet rruga “Ali Zeneli” dhe në mbledhje erdh një pikë ku kërkohej nga kuvendarët që një pronë e personit fizik të shkëmbehet me një pronë komunale dhe atëherë asamblistët duke pasur dëshirë që të ndihmohet ky proces sepse rruga “Ali Zeneli” ka një rëndësi të veçantë për komunën e Mitrovicës, e votuan të gjithë njëzëri pa pasur ide se për cilin objekt po bëhet fjalë. Fatkeqësisht nuk ka pasur diskutime, ka ardhur aty për aty në seancë dhe është kërku që të votohet”, shpjegoi tutje ai.

Ish-nënkryetari tha se kjo do të jetë plagë në zemrën e tij me të cilën do vazhdoj të jetoj.”Kjo është një ndër gjërat më të pandershme që më është bërë gjatë pesë viteve sa kam qenë nënkryetar. Kjo do të jetë një plagë në zemrën time, por si duket me këtë do duhet të vazhdoj të jetoj tutje.

Aty dihet pikat nga cilat drejtori vijnë, nuk duhet me qenë tepër i mençur me ditë nga kanë ardhur pikat dhe si janë votuar”, tha Mujka për kallxo.Në fund ai ftoi organet kompetente që të merren me këtë çështje.”Unë i inkurajoj organet kompetente të merren me këtë çështje dhe jam i gatshëm që çfardo dëmi që i kemi bërë Komunës apo qytetarëve të Mitrovicës ta kthejmë në vend”, tha ai.

Exit mobile version