Riza Salihu ishte akuzuar edhe nga veprimtari Ibrahim Kelmendi për vrasjen e veprimtarit Jusuf Gërvalla. Por, vëllau i Jusuf Gërvallës e kishte mohuar këtë fakt. Riza Salihu i cili e kishte udhëhequr “Zërin e Kosovës”, ishte mbajtur në burg në Gjermani sepse kundërligjshëm i kishte hapur kutitë postale të Jusuf Gërvallës e Ibrahim Kelmendit sepse kishte dyshuar se janë agjentë të UDB-së.
Riza Salihu vazhdimisht kishte dyshuar tek Jusuf Gërvalla. Ai shkon shumë larg në mendimin e tij duke e njollosur deri në ekstrem figurën e Jusuf Gërvallës.
Në një intervistë në Klan Kosova, vet Riza Salihu kishte deklaruar se Policia Sekrete Gjermane e kishte vrarë Jusuf Gërvallën sepse ky i fundit ishte anëtar i UDB-së.
“Realisht vrasësit e Jusuf Gërvallës janë policia sekrete gjermane, është vrarë UDB dhe është akuzuar UDB”, ka deklaruar Riza Salihu në vitin 2012 për Klan Kosovën.
Por, faktet flasin ndryshe, Jusuf Gërvalla kishte kërkuar azil politik sepse ishte i përndjekur vazhdimisht nga UDB-ja.
Por, edhe ushtari tanimë i ndjerë i UÇK-së dhe veprimtari politik Hysen Gega ka rrëfyer duke treguar se “Kjo është e vërtetë, Riza Salihu thoshte dhe propagandonte se Jusufi është agjent i UDB-së. Pohimet e tij më shtynë që unë të bëja pyetje në ambasadën shqiptare në Vjenë se mos kishin ndonjë fakt për Jusufin. Aty atëherë ishte njëri që më duket se quhej Simon Qirici, sekretar i parë, ndërsa vetë ambasadori ishte farefis me Avni Rrustemin. Prej tyre mora garancinë se Jusufi është i pastër dhe se mund të bashkëpunonim lirisht e pa asnjë rezervë me të”.
INTERVISTA skandaloze: https://www.youtube.com/watch?v=Eiw8raTaLhE 35min flitet për vrasjen e Jusuf Gërvallës.