Ditëve të fundit, në emisionin “Udhëve”, në RTK, janë publikuar disa nga emailat e shkëmbyera në mes të disa gjyqtarëve, të cilët e kanë trajtuar rastin “Drenica 2”.
Kryetari i Trupit Gjykues, i cili është i nacionalitetit polak, i referohet ish pjestarëve të UÇK-së, me emrin fyes “kafshë”.
Këto fakte i konfirmon edhe ish Kryetari i Gjykatës së EULEX-it, z. Simmons, i cili tanimë ka dhënë dorëheqje.
Vëllezërit Demaku, janë dënuar nga Gjykata e EULEX-it, për krime lufte.
Fadil e Nexhat Demaku janë dënuar me nga 3 vite burgim, ndërsa Zeqir e Jahir Demaku, me nga 6 vite burgim.
Duhet të rikujtojmë që vëllau tjetër i familjes Demaku, i ndjeri Xhevat Demaku, është vrarë gjatë luftës nga forcat serbe. /epilogu.com/