Epilogu

Skandaloze: Komuna e Prizrenit lidhë kontratë të kundërligjshme me OJQ, me vlerë 248.870,00 euro

Skandalet me tenderë nuk kanë të ndalur në Komunën e Prizrenit, me në krye Mytahir Haskuken. Kësaj radhe kjo komune ka blerë shërbime shëndetësore nga ‘Caritas Kosova’, e cila është Organizatë joqeveritare, gjë e cila është e ndaluar dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, gjithashtu  kjo komune nuk kishte kërkuar listën e punonjësve shëndetësorë dhe as dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, me këtë veprim është rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve të Prizrenit shkruan Gazeta Metro.

Skandalet e prokurimit në komunën e Prizrenit po vazhdojnë,  kjo komune që udhëhequr nga Mytahir Haskuka, ka bërë shkelje të rënd sipas ligjit të prokurimit, ata përmes tenderimit kanë blerë shërbime shëndetësore nga ‘Caritas Kosova’, me procedurë të prokurimit kontratë kornizë ne vlere prej 248.870,00€.

E gjithë kjo procedurë është realizuat ne kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik (LPP) pasi që përmes këtij ligj nuk parashihen punësimet, ndërsa Komuna e Prizrenit ka përdorur procedurën ne fjalë për punësimin e doktorëve dhe infermiereve përmes OJQ’së, çka vlenë të theksohet se kapacitetet teknike dhe profesionale të kërkuara në njoftimin për kontratë nuk përkojnë me natyrën e shërbimeve, pasi që Komuna nuk ka paraqitur në mënyrë specifike kualifikimet për doktor dhe motra medicionale qe do te angazhohen, si dhe nuk është kërkuara përvojë e doktorëve dhe motrave medicionale. E çka është me e rëndësishmja kjo komune nuk ka kërkuar as dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Qeveria e Republikës së Kosovës deri më tash nuk ka nxjerrë ndonjë akt nënligjor, i cili rregullon këtë fushë, ndërkohë që disa komuna tanimë kanë lidhur kontrata për shërbime me OJQ në vlera të majme monetare, përmes instrumentit të prokurimit publik.

E njëra ndër to është edhe Komuna e Prizrenit, e cila përveç që ka vepruar kundërligjshëm duke lidhur kontratë me OJQ, ata nuk kanë kërkuar fare listën e punonjësve shëndetësorë dhe nuk kanë kërkuar dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetareve të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është edhe njoftim-kontrata që Komuna e Prizrenit ka lidhur kontrat të paligjshme me Caritas Kosova’.

E këtë e ka vënë në pah edhe organizata INPO përmes një monitorimi mbi Prokurimin Publik në Komunat e Kosovës.

Në kuadër të monitorimit të prokurimit publik në komuna, INPO ka hasur në katër (4) aktivitete të prokurimit që kanë rezultuar me lidhjen e kontratave publike për shërbime me OJQ, të cilat kanë të bëjnë më ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Në asnjërën nga këto aktivitete të prokurimit nuk është shënuar se kontraktimi i shërbimeve është
planifikuar të bëhet nga OJQ’të.

Të gjeturat nga organizata INPO tregojnë se OJQ “Caritas Kosova”, fituese e këtyre kontratave është e licensuar vetëm në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, respektivisht “Ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për persona të moshuar, persona me aftësi të kufizuara dhe fëmijë të margjinalizuar në nivel nacional. Nr. i licencës 30/2018.67 Tutje, Komuna e Prizrenit dhe Suharekës, nuk kishte kërkuar listën e punonjësve shëndetësorë dhe nuk kishin kërkuar dëshmi se punonjësit shëndetësorë janë të licensuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Përjashtim bën, Komuna e Gjilanit, e cila përmes dosjes së tenderit kishte kërkuar pesë (5) mjekë të përgjithshëm, dy (2) stomatologë, pesëmbëdhjetë (15) infermierë, dy (2) teknik të dhëmbëve, etj., të gjithë të lincensuar.

Exit mobile version