Liria Ekonomike e Kosovës ka zbritur në vendin e 86 nga 58 sa ishte vitin e kaluar.
Kështu bëhet e ditur në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2022, raporton Demokracia.com.
Rezultati i lirisë ekonomike të Kosovës është 60.1, duke e bërë ekonominë e saj të 86-n më të lirë në Indeksin e vitit 2022. Kosova renditet e 40-ta në mesin e 45 vendeve në rajonin e Evropës, dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren rajonale por mbi mesataren botërore.
Sipas këtij raporti, gjatë pesë viteve të fundit, rritja ekonomike e Kosovës u përshpejtua nga viti 2017 deri në vitin 2019 para se të kthehej negative në vitin 2020. Kishte një ringjallje të shëndetshme të rritjes në vitin 2021, megjithatë një trend pesëvjeçar i rënies së lirisë ekonomike ka vazhduar, raporton Demokracia.com.
Siç thuhet në raport, me një rënie të madhe të pikëve për sundimin e ligjit, Kosova ka regjistruar një humbje të përgjithshme prej 7.8 pikësh të lirisë ekonomike që nga viti 2017 dhe ka rënë në fund të kategorisë “Moderimisht e lirë”. Liria monetare dhe liria tregtare janë pika të forta relative, por liria financiare është e dobët.
Ekonomia u tkurr me 6.0 për qind në vitin 2020.
Ndryshe, vitin e kaluar rezultati i lirisë ekonomike të Kosovës ishte 60.1, që e radhisin atë në vendin e 58-të.
“Rezultati i saj i përgjithshëm është ulur me 0.9 pikë, kryesisht për shkak të një rënieje në fushën e të drejtave të pronës. Kosova radhitet në vendin e 32-të në mesin e 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren botërore”, thuhej në raportin e viti 2021. /Demokracia.com/