Skandaloze: Më e madhe dosja e krerëve të UÇK-së, sesa e Millosheviqit dhe Karaxhiqit bashkë
Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë po mbahet konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Avokati i Kadri Veslit Ben Emmerson është shprehur i shqetësuar që dosja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dy herë me gjatë se dosja ndaj Sllobodan MIllosheviqit dhe tre herë më e gjatë se ajo e Radovan Karaxhiqit shkruan Demokracia.com.
“Unë u bashkohem ekipeve të tjera që kanë shprehur shqetësimin për shtyrjen e numrit të fjalëve pa patur mundësi për të na dëgjuar neve. Ne jemi të çuditur që ndodhi një gjë e tillë. Megjithëkëtë për sa më përket mua jam i gatshëm të besoj Prokurorinë kur pohon se është e domosdoshme që të kërkoj shtimin apo trefishimin e numrit të fjalëve me qëllim që ta paraqes çështjen në gjyq në tërësinë e saj. Megjithatë ne vazhdojmë të procedojmë në bazë të asaj që u është thënë se për ne trefishimi është i arsyeshëm. Kjo është dy herë me e gjatë se dosaj paragjyqësore kundër Sllobodan MIllosheviqit. Është tri herë më e gjatë se dosja paragjyqësore në çështjen për gjenocid kundër Radovan Karagjiqit për Srebrenicën dhe një numër një numër krimesh të tjera. Pra sa i përket prokurorisë kjo çështje sa i përket provave është shumë herë me e madhe se këto dy çështje që unë i përmenda. Po e marrim këtë të qenë dhe vendimin tuaj për të lejuar një gjë të tillë. Ne do t’i bëjmë pyetjen vetes: Sa kohë do të duhet para se të fillojë ky gjyq? Sa kohë do të duhet që të përfundojë ky gjyq.”, ka thënë Emmerson.
Kujtojmë që gjatë kësaj konference mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të përfundojë hetimet ose që gjykatësi të caktojë një afat se deri kur Prokuroria mund të zhvillojë hetimet.
Prokuroria tha se do të respektojë afatin e 17 dhjetorit për të dorëzuar dosjen paraprake, por shtoi se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim sa i përket hetimeve, duke theksuar se “është përgjegjësia e jonë që të vazhdojmë mandatin tonë të hetimit”.
Gjatë konferencës, gjithashtu mbrojtja u ankua se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk po respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese. Po ashtu, avokatët mbrojtës patën edhe ankesa lidhur me materialet që lidhen me dëshmitarët që Prokuroria mëton të ftojë në gjykim