Epilogu

Skandaloze: Më e madhe dosja e krerëve të UÇK-së, sesa e Millosheviqit dhe Karaxhiqit bashkë

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë po mbahet konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati i Kadri Veslit Ben Emmerson është shprehur i shqetësuar që dosja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dy herë me gjatë se dosja ndaj Sllobodan MIllosheviqit dhe tre herë më e gjatë se ajo e Radovan Karaxhiqit shkruan Demokracia.com.

“Unë u bashkohem ekipeve të tjera që kanë shprehur shqetësimin për shtyrjen e numrit të fjalëve pa patur mundësi për të na dëgjuar neve. Ne jemi të çuditur që ndodhi një gjë e tillë. Megjithëkëtë për sa më përket mua jam i gatshëm të besoj Prokurorinë kur pohon se është e domosdoshme që të kërkoj shtimin apo trefishimin e numrit të fjalëve me qëllim që ta paraqes çështjen në gjyq në tërësinë e saj. Megjithatë ne vazhdojmë të procedojmë në bazë të asaj që u është thënë se për ne trefishimi është i arsyeshëm. Kjo është dy herë me e gjatë se dosaj paragjyqësore kundër Sllobodan MIllosheviqit. Është tri herë më e gjatë se dosja paragjyqësore në çështjen për gjenocid kundër Radovan Karagjiqit për Srebrenicën dhe një numër një numër krimesh të tjera. Pra sa i përket prokurorisë kjo çështje sa i përket provave është shumë herë me e madhe se këto dy çështje që unë i përmenda. Po e marrim këtë të qenë dhe vendimin tuaj për të lejuar një gjë të tillë. Ne do t’i bëjmë pyetjen vetes: Sa kohë do të duhet para se të fillojë ky gjyq? Sa kohë do të duhet që të përfundojë ky gjyq.”, ka thënë Emmerson.

Kujtojmë që gjatë kësaj konference mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkoi që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të përfundojë hetimet ose që gjykatësi të caktojë një afat se deri kur Prokuroria mund të zhvillojë hetimet.

Prokuroria tha se do të respektojë afatin e 17 dhjetorit për të dorëzuar dosjen paraprake, por shtoi se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim sa i përket hetimeve, duke theksuar se “është përgjegjësia e jonë që të vazhdojmë mandatin tonë të hetimit”.

Gjatë konferencës,  gjithashtu mbrojtja u ankua se Zyra e Prokurorit të Specializuar  nuk po respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese. Po ashtu, avokatët mbrojtës patën edhe ankesa lidhur me materialet që lidhen me dëshmitarët që Prokuroria mëton të ftojë në gjykim

Exit mobile version