Epilogu

Skandaloze: Prokuroria e Prishtinës nis hetime kundër ish-prokurores Maria Bamieh

Prokurorja britanike, Maria Bamieh, e cila sinjalizoi aferat korruptive në EULEX, është vendosur nën hetime për kryerjen e dy veprave penale nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës e ka ftuar sot për intervistim ish-prokuroren Bamieh, nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “rrjedhje të informacioneve sekrete” gjatë periudhës sa shërbente në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

FBamieh ka thënë se ftesa i është dorëzuar “menjëherë pas konferencës për shtyp” të cilën e zhvilloi në Prishtinë të shtunën.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete”, njoftoi prokurorja Bamieh përmes një shkrimi në Facebook, raporton Paparaci.

“E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare.”

13 ditë pasi fitoi rastin gjyqësor me Britanisë së Madhe lidhur me sinjalizimin e aferave të dyshuara korruptive në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, EULEX, prokurorja Maria Bamieh është rikthyer në Prishtinë.Të gjitha detajet e procesit gjyqësor, si dhe pretendime të tjera lidhur me alarmimin e korrupsionit brenda misionit, prokurorja britanike i ka shpalosur sot në një konferencë për media.

Exit mobile version