“Skenar zgjedhjesh”, filmagjiu Sveçla asiston në një operacion të policisë në Bernjak
Policia e Kosovës ka nisur një bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.
Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur para urës, pranë fabrikës.
Gjithashtu, është bërë e ditur se bastisja po monitorohet me dronë.
Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani
“Sot ministri i punëve të brendshme e ka vizitu ish fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-s.”, tha Elshani, për Insajderin.
Aksionet e fundit të Qeverisë Kurti, shumëkush i ka parë si spektakël para zgjedhjeve. Strategjinë e njëjtë duket se e ka përdorur edhe Aleksandër Vuçiq para zgjedhjeve në Serbi. Fillimisht e ka përdorur tonin e ashpër e nacionalizmin e pastaj pas zgjedhjeve zbatimin e targave dhe energjisë në Veri.
Njësoj, strategjia e Kurtit dhe VV-së do të shkojë në këtë drejtim. Duke mos patur se me çka të krenohen në sferën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, investimeve kapitale, diplomacisë e drejtësisë, karta e vetme iu ka mbetur nacionalizmi.
Veprimet e fundit sikurse me dinarin edhe me strukturat paralele nëpër komunat e ndryshme në Kosovë i paraprijnë Autonomisë Politiko-Territoriale të pranuar nga Qeveria Kurti.
Burimet tona kanë treguar se VV ka synim që të përdorë kartën nacionaliste deri në ditën e zgjedhjeve për të ruajtur fuqinë elektorale dhe për të tërhequr vëmendjen nga dështimet spektakulare në secilën fushë të qeverisjes.