fbpx
Lajme

Skender Berisha: A e ndihmoi John Bolton Kosovën?

John Bolton njëri nga ambasadorët Amerikanë, që kishte provokuar dhe nxitur debatin me propozimin e tij për ndryshim kufijsh në Ballkan, respektivisht shkëmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë, shikuar nga një këndvështrim tjetër ai e ndihmoi Kosovën dhe skenën politike të saj.

Autor: Msc. Skender Berisha

Presioni i tij indirekt në politikën kosovare përmes propozimit të idesë së tij për shkëmbim territoresh, përshpejtoi angazhimin e të gjithëve, si nga aspekti i shoqërisë civile njashtu edhe të asaj politike vendimarrëse, që të kenë parasysh se koha e marrjes së vendimeve për Kosovën në vazhdën e bisedimeve ka ardhë në limitet e saj.

Një propozim i tillë, nuk mund të themi se erdhi ashtu pa u menduar mirë dhe pa u diskutuar në politikat strategjike të ShBA-së.

Propozime nga më të ndryshmet kishte edhe nga disa politikanë kosovarë, por ato nuk e kishin ndikimin sa kjo e John Bolton.

J. Bolton propozoi idenë e tij për shkëmbim teritoresh, duke shtyrë politikbërësit vendor të marrin hapa serioz për ta artikuluar këtë mundësi të ardhur nga një zyrtar i lartë i shtetit mik të Kosovës.
Të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia u influencuan nga një propozim i tillë.
Qeveria e Kosovës nga frika e ardhjes në shprehje të shkëmbimit të teritorit dhe ndryshimit të kufijve mori hapin e parë duke vendosur një tarifë kundrejt mallërave serbe, kurse Serbia vendosi kushte për vazhdimin e bisedimeve.

Nuk duhet harruar se Bolton përfaqsonte një superfuqi botërore, që me politikat e tyre të jashtme dirigjojnë dhe mbajnë nën kontroll rendin global, dhe propozimet të tilla nuk ipen ashtu thjesht pa e shikuar edhe interesin e ShBA-së në proces.
Propozimi e tij, përshpejtoi rrjedhën e bisedimeve që po zgjasnin pa fund, kjo humbje kohe i dëmtonte interesat e tyre në sfidat globale që vazhdimisht nxiten nga faktori interes nacional i ShBA-së, dhe kjo duhet të përfundojë bazuar në interesat gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pra gjithsesi ky propozim kishte për qëllim diqka tjetër.

Presioni publik i propozimit të Bolton-it, zgjoi politikën e fjetur në Kosovë, qytetarët dhe shoqëria civile refuzuan propozimin, zgjoi kurreshtjen edhe të shteteve të BE-së, sidomos të Gjermanisë dhe Francës, të cilat ishin kundër një propozimi të tillë dhe ndryshimit të kufijve.

Binarët e vendosura për Kosovën nga ShBA-të, për ta dërguar Kosovën drejt një vendi me prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët u ndihmuan indirekt edhe me propozimin e Ambasadorit Amerikan John Bolton.
Siq duket ky veprim politik i ShBA-së ndaj BE-së, ka për synim të tregojë fuqinë dhe dominimin e ShBA-së në rajon dhe në botë, duke u’a marrë nga duart një proces të ndërlikuar për Europianët dhe shumë i lehtë për ShBA-të, dhe ta zgjidhë një herë e përgjithmonë këtë problem që po e pengon Kosovën të jetë vend demokratik dhe prosperues.

Por, shtrohet pyetja ku janë përfitimet e Kosovës nga propozimi i John Bolton-it?

□ përshpejtoi procesin e bisedimeve, duke provuar ta përfundojë si qështje e mbetur pezull,
□ zgjoi politikën kosovare nga dremitja,
□ lobi shqiptar erdhi në shprehje

□ përfshiu ShBA-të direkt në bisedime,
□ hoqi BE-në nga tavolina e ndërmjetsimit pasi që asnjëherë nuk ishte serioze me Kosovën,
□ dhe për fund shpresojmë dhe besojmë se ShBA-të hoqën nga tavolina edhe shkëmbimin e teritorit përkundër propozimeve me prapavijë të John Bolton-it, që si politikanë me përvojë ndonjëherë dijnë të luajnë lojën e tyre metaforike që vështirë lexohet nga të tjerët.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close