Epilogu

Slogani i ri AAK’së: Ne guxojmë me krijue

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur punime e Kuvendit të Punës ku edhe ka treguar se slogani i ri i partisë do të jetë ‘Ne guxojmë me krijue’, shkruan Gazeta Metro.

Partia e kryeministrit Haradinaj ka propozuar se slogani i ri të jetë ky dhe se ka qenë propozim po i kryetarit të kësaj partie që të quhet kështu slogani i ri.

Në këtë Kuvend të AAK’së thuhet se është biseduar edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shumë probleme të tjera.. 

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i përfundoi me sukses punimet në Kuvendin e Punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.

Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe slloganin e Partisë, që ishte propozim i Kryetarit z. Ramush Haradinaj, ‘’Ne guxojmë me krijue”!

Kuvendi ka qenë pjesë e agjendes së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë./gazetametro.net

Exit mobile version