Ministri i Financave, Hekuran Murati në vitin 2016 ka bërë disa postime për luftën e UÇK-së.
Tash pas 6 viteve, këto statuse mund të kenë konsekuenca politike për të.
Ai më 4 janar të atij vite kishte vene disa epitete aspak të duhura për të ilustruar ushtarët e UÇK-së.
“Shtapiqa”, “Smoka”, “Çipsa” janë disa nga epitetet që ai i kishte vendosur atyre që morën pushkën dhe luftuan për lirinë e Kosovës, teksa kishte shpërndarë një skeç të “Stupcave” për UÇK-në.
Në një tjetër status të vitit 2016, ministri aktual i Financave kishte thënë se Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, sepse veteranët po i kushtojnë shumë Kosovës.
“Statistikat po thonë që në Luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1.500 ushtarë serb- rreth 300 nga UÇK-ja dhe rreth 1.200 nga NATO. A ka mundësi me ditë me kënd kanë luftuar këta 46.000 veteranë”, kishte shkruar një tjetër status ai.
Këto deklarata të tij kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik. Partitë opozitare kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij. /Indeksonline/