fbpx
Lajme

Sokoli “Grupi Kumanova”: Kemi inqizime, dy krerëve u janë ofruar 5 milionë, s’i kanë pranuar dhe janë ekzekutuar

Fjala përfundimtare e Sami Ukshinit i njohur ai Komandant Sokoli në Gjykatën e Maqedonisë para 4 vitesh.

Sami Ukshin, Komandant Sokoli denoncoi si shkas ekzekutimin e liderëve të grupit të Kumanovës, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecej, pas dorëzimit.

Sokoli siguron se ai i ka parë me sytë e tij Begun, Mirsadin dhe persona të tjerë të ndjerë diku pas orës 21 të 9 majit, dhe se, me qenë se liderët nuk kanë pranuar të marrin 5 milionë euro, në mënyrë që të heshtin, ata i kanë vrarë.

Sokoli madje, tha se ekziston një incizim pa saktësuar nëse është audio ose vizuel, ku shihet tregti që shërbimet sekrete kanë dashur ta bëjnë me lidrët e grupit.

“Nëse them se kemi incizime të atyre dy djemve kur ju keni ofruar para, 5 milionë euro, por nuk kanë pranu, dhe i keni vra, ekzekutu… E dini prej kujt, prej shërbimit të presidentit dhe atë shërbimin që e ka kontrollu ish kryeministri Nikolla Gruevski. Nëse jemi terrorist siq thoni cili shtet normal bën Pazar me një grup terrorist”, ka thënë Sokoli.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close