Epilogu

Sondazhi i fundit nga terreni: Prishtina shkon në balotazh, Uran Ismaili po bënë historinë

Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Albanian Post dhe Institutit Source, me të dhëna të mbledhura në terren në fund të muajit shtator, Vitia i prinë garës në Prishtinë me 48.2% nga numri i përgjithshëm i respodentëve në këtë matje.

I dyti, që mund të cilësohet edhe befasi, është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, me 22.3%.

Vetëm në vendin e tretë, dhe shumë nën Ismailin, del në këtë sondazh, Përparim Rama, arkitekti që pranoi ftesën e Lumir Abdixhikut, për të garuar nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje.

Rama ka vetëm 11.3% të votës së përgjithshme.

I katërti është Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që qëndron në shifrat prej 7.4% dhe krahasuar me përqindjet me të cilat historikisht përformon AAK-ja në Prishtinë, rezultati i Haradinajt është shumë i mirë.

Dy kandidatët tjerë, Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re dhe Avni Çakmaku i Partisë Fjala, janë me nga 0.4% që të dy, derisa 10% të të anketuarve janë shprehur se ende janë të pavendosur se për kë do të votojnë.

Albanian Post është mediumi i gazetarit Baton Haxhiu.

Exit mobile version