Në emisionin e sotëm në Rubikon mysafir ishte Kryetari i Prishtinës në 8 vitet e fundit, Shpend Ahmeti. Gjatë këtij emisioni Klan Kosova kishte lëshuar edhe një sondazh publik në të cilën për më shumë se një orë kanë votuar 1213 qytetarë.
Ajo që ka rënë në sy është se kryeqyteti duket se do të shkoj në balotazh në mes të Vitisë dhe Ismailit të cilët janë renditur të parët. Nga votat e mbledhura, më së shumti ka marrë kandidati i Vetëvendosjes dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjithsejtë 36 %.
I dyti si më i votuari është Kandidati Uran Ismaili me 30 % të votave. Përparim Rama i LDK-së ka marrë 26 % ndërsa Daut Haradinaj 7 %. Gara në Prishtinë duket se do të jetë shumë interesante dhe gjithçka pritet të vendoset na raundin e dytë të zgedhjeve.