Epilogu

“Sonte, një veturë (e bardhë) i kishte lëshuar dritat në drejtim të ballkonit tim, qëndroi gjatë aty”

Grupi ‘mekryeministrin’ po sillen si ‘Ju flet Kosova e lirë’ gjatë luftës…thuajse jemi në luftë!

Ky grup e konsiderojnë ‘shqiptar’ vetëm atë shqipar që është anëtar i ‘grupit’ të tyre, ndërsa krejt shqiptarët e tjerë i konsiderojnë armiq serbë!

Është grup i prapambetur, që nuk e kuptojnë se Albin Kurti është Kryeministër i Kosovës e jo Kryeministër i Vetëvendosjes,nuk e kuptojnë se ata që e kritikojnë Albin Kurtin nuk janë armiq të tij.

Ky grup janë kaq primitivë, sa nuk e dinë se një kritik filmi nuk është armik i kinematografisë, e as një kritik letrar nuk është armik i letërsisë!Puna e gazetarit nuk është të lëmojë ego-manjakët e politikës dhe pushtetit, por të gjejë dobësi dhe vend për kritika!Sa të ketë jetë mbi tokë, gjithmonë do të ketë vend për kritika.

Sepse kurrë askush mbi këtë dhé nuk ka qenë i pagabuar.Por, këta janë të magjepsur me Albin Kurtin, dhe nuk e kuptojnë, se po i bëjnë dëm, po i bëjnë sherr dhe po e bëjnë të duket manjak i rrezikshëm për gazetarët. Ky grup i fton shqiptarët të përndjekin gazetarët me emër e me mbiemër.

Ndër ta, bëjnë thirrje të më bëjnë sherr edhe mua.Kryeministri duhet të distancohet nga ta, sepse ‘dashuria’ e grupit ‘mekryeministrin’ është shumë e rrezikshme, pikërisht pse është ‘dashuri’ obsesive, dhe e sëmurë.

Kam frikë se linçimet e tyre naive ndaj gazetarëve kritik të Kryeministrit mund të keqpërdoren nga kriminelët ‘e heshtur’,të cilët në çdo çast mund të përfitojnë nga ‘rivaliteti dhe nga armiqësia fallse’ e tyre me gazetarë, pra t’ua përvetësojnë motivin për t’ua ‘lënë fajin’!

P.S. …Sonte, një veturë (e bardhë) i kishte lëshuar dritat në drejtim të ballkonit timdhe qëndroi gjatë aty, derisa i çela perdet, i çela dritaret e ballkonit, dola me trup në dritare….dhe pastaj, u largua….!

Exit mobile version