Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vranësirat dhe reshjet e shiut dhe borës do ta karakterizojnë vendin gjatë kësaj periudhe.
“Reshjet parashihen diku vonë sonte që fillimisht do të jenë në formë shiu e më tej masat e ajrit nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale gjë që do të krijohen kushtet për reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore do të ketë vetëm reshje bore dhe ulje të temperaturave minimale deri -7 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, në viset e ulëta, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradë Celsius.
IHMK njofton se reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën për të vazhduar sërish ditën e enjte.
Shtypja atmosferike do të ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokaliteti mund të arrijë mbi 15m/s.