Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar protestë pikërisht sot duke filluar nga ora 14:00, me qëllimin që tu u dalin në mbrojtje të dënuarve në rastin ‘Kumanova’.
Këtë e konfirmoj edhe kryetari i OVL, Hysni Gucati i cili përmes një prononcimi për Indeksonline tha se ata do të dalin sot në përkrahje të familjarëve të grupit ‘Kumanova’ kurse protesta pritet të jetë paqësore.
“Ne jemi edhe sot në përkrahje të shokëve tonë dhe në përkrahje të familjarëve të grupit “Kumanova” kurse duke filluar nga ora 14:00 kemi protestë” tha Gucati.
Ndërsa javë më parë ishte organizuar një proteste ku morën pjesë me dhjetëra qytetarë të cilët dolën kundër vendimit të Gjykatës në Shkup për grupin ‘Kumanova’. Kurse atyre iu bashku edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ku ka kërkuar edhe hetim ndërkombëtar për këtë vendim të drejtësisë maqedonase.
Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. Ndërsa prej gjithsej 37 personave, 7 nga ta me vendim të kësaj gjykate janë dënuar me burg të përjetshëm.