fbpx
Lajme

Sot pati përplasje të ashpra, por si votuan në vitin 2011 deputetët e Shqipërisë për raportin e Dick Martyt?

Dita e sotme ishte u zhvillua me përplasje të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë.

Edi Rama, Lulzim Basha e Sali Berisha patën akuza ndaj njëri-tjetrit, në lidhje me krimet serbe në Kosovë, emrin e Hashim Thaçit e deri te Gjykata Speciale.

I gjithë ky debat nisi pasi në Kuvend u diskutua rezoluta për ta kundërshtuar raportin e Dick Martyt.

Në vitin 2011 kur Raporti i Dick Martyt u votua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, atje pjesë e votimit ishin edhe tre deputetë nga Shqipëria.

Shqipëria u përfaqësua në këtë asamble nga tre deputetë. Por si e gjykuan ata raportin e Marty-t? Shpëtim Idrizi, përfaqësues i PDIU ishte një nga 8 personat që votuan kundër.

“Raportuesi nuk është prokurori, por ai nuk është as Dan Broën, ndaj do të them diçka më të arsyeshme. Në raportin e tij, nuk gjendet asnjë emër i një personi të vdekur, organet e të cilit janë hequr. Le të themi se dëshmitarët që janë gjallë janë të frikësuar, po të vdekurit? Përse mungojnë në këtë raport?”, kishte thënë Idrizi.

Edhe përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri votoi kundër raportit.

“Fatkeqësisht, duhet të pranojmë se ky raport vetëm ka shtuar më shumë probleme politike dhe mister në rajon, dhe nuk ka siguruar asgjë të re dhe me rëndësi. Nuk ka prova të përshtatshme dhe në shumë raste, duket si një opinion politik sesa një raport hetimor.”

Përfaqësuesi i PD, Ilir Rusmali ishte i vetmi anëtar i delegacionit shqiptar që votoi pro raportit.

“Çfarëdo qofshin pretendimet, ato nuk duhen përdorur për të nxjerrë konkluzione të nxituara ose të pabaza. Ato nuk duhet t’i hapin rrugë dënimit kolektiv grupeve specifike, forcave politike, apo edhe kombeve. Në këtë aspekt, ftoj raportuesin dhe anëtarët e nderuar të votojnë me mua”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close