SPAK gati të hapë dosjen për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës, ja si biznesmeni shqiptaro-maqedonas u eliminua me urdhër të Sali Berishës dhe çfarë përmban videoja me prova përvëluese që mund ta çojë drejt burgut
Remzi Hoxha u zhduk në 21 tetor të vitit 1995 dhe që nga ajo ditë ka pasur vetëm mister. Familja ka kërkuar drejtësi në shumë adresa, por pa një rezultat konkret. Së fundmi, për të ka folur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se fshihet pas rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ky i fundit sipas familjarëve dhe shumë emrave të njohur (protagonistë të kohës), thonë se Hoxha u eliminua nga Shërbimi Informativ Shtetëror me urdhër të kreut të “Foltores, për shkak se ai kishte video-n e takimit Berisha-Millosheviç-Gligorov. Dhe duke se këto dëshmi dhe ekzistenca e kësaj video përvëluese mund t’i hapin punë Sali Berishë, ku rrezikon të merret nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nëse SPAK do të ketë vullnet të hapë zbardhë vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, atëherë Berisha dhe lakenjtë e tij të përfshirë në këtë mega-krim do të kalojnë pjesën e jetës së mbetur të tyre pas hekurave të burgut. Ja çfarë deklaroi dje Spiropali në Parlament
Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur dje ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, duke u shprehur se ai ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Spiropali theksoi se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, Berisha sipas saj, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale. Por në deklaratën e saj, ministrja u kujdes të akuzonte Berishën edhe për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Kjo deklaratë e zonjës Spiropali është një kambanë alarmin për Berishën dhe një kushtrim për Prokurorinë e Posaçme, e cila duhet të zbardhë vrasjen e Remzi Hoxhës. “Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës, Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit. Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkojë, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojnë pavarësinë e Kosovës. Zografi bis nuk ka bërë kurrë një marrëveshje deti me Greqinë, nuk ka furnizuar me naftë makinerinë vrasëse të regjimit të Millosheviç, e ke pranuar vetë pafuqinë. E nëse vazhdojmë me ato që ti ke bërë dhe ne kemi bërë me kryeministrin në krye dhe kjo qeveri që nuk lë vend të botës, dhe duhet ta dini që reputacioni i Shqipërisë është rritur. Ato që ti paturpësisht bërë, miratimin e rezolutës së Dick Marty, po tentojmë të zhbëjmë ne duke paraqitur një rezolutë të re. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën që ke. E them që shumë shpejt Berisha do të dalë edhe skena politike”, deklaroi Spiropali.
Djali i Remzi Hoxhës: Berisha porositi vrasjen e babait tim, është shpirtlig
Por edhe djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha shprehet se vrasjen e babait të tij e ka urdhëruar Sali Berisha. “Tre emrat që kanë qarkulluar Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Bashkim Gazidede, treshja që shfaqej në çdo mozaik, dhe më pas u kuptua dhe arsyeja pse ndodhi. Ka qenë Sali Berisha ai që ka kërkuar eliminimin e babait tim, pasi kanë bërë pisllëqe në bashkëpunim me Serbinë, që të mos shfaqeshin më kurrë. Ata frikësoheshin se babi im ka pasur informacione për veprimet e tyre. SHIK-u ka zhdukur të gjitha gjurmët, prokurori Xhevat Hana mundi që të rindërtonte ngjarjen”, deklaroi Hoxha në vitin 2019 gjatë një interviste për një media shqiptare. Djali i Remzi Hoxhës shprehet se e gjithë bota e di që Berisha është kriminel, dhe në rast se ai nuk kishte gisht në vrasjen e të atit, duhej të takohej me ta. “E di gjithë bota se çfarë njeriu kriminel dhe shpirtlig është zoti Berisha, ai e ka mohuar që ka pasur informacion, dhe më pas ka thënë që kishte dijeni, është kontravers, edhe po të mos dinte kaq kohë sa e kemi kërkuar ne, si nuk doli të dhe të thoshte: Po përflitem, më thoni çfarë ka ndodhur realisht dhe t’ju them çfarë di”, nënvizoi Ardian Hoxha, teksa shprehet se Berisha nuk ka dashur që të vrasë babanë e tij, por vetëm ta torturojë atë, pasi mendonte se kishte pamje filmike që dëshmonin implikimin e Berishës me Millosheviçin.
Vrasja e Remzi Hoxhës, Haklajt: Ja çfarë di unë
Ndërkohë edhe vëllai i Fatmir Haklajt, Hamdi Haklaj ka dhënë një intervistë disa vite më parë, ku zbuloi të gjitha prapaskenat që u luajtën deri tek vrasja e Azem Hajdarit. “Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjuar takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë. Vëllai im Halili ka qenë i njohur me Remzi Hoxhën. Vëllai im Halili i përkiste grupit të rezistencës dhe ka qenë i dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata serbe e Pejës në vitet 93-94”, deklaroi asokohe Hamdi Haklaj. Lidhur me këtë takim është përfolur shumë në media, por se nuk ka ndonjë provë konkrete nëse ai është zhvilluar apo jo. Ky mbetet gjithsesi një version i pakonfirmuar zyrtarisht teksa dëshmia e Haklajt i shtohet akuzave publike në adresë të Sali Berishës.