Lista Serbe ka braktisur punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Paraprakisht, deputetët e këtij subjekti kanë votuar ‘pro’, projektligjit që përjashton veteranët nga ngritja e pagës minimale.
Partitë opozitare kanë kundërshtuar miratimin e këtij projektligji.
Veteranët kanë paralajmëruar protesta dhe kundërshtim të fortë në rast se Kuvendi miraton këtë projektligj të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Paga minimale e propozuar nga Qeveria e Kosovës do të jetë 250 euro./Indeksonline/